30 ditë paraburgim për Stefan Bogoevin dhe tre persona të tjerë

Maqedonia

30 ditë paraburgim për Stefan Bogoevin dhe tre persona të tjerë

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 23:34
Stefan Bogoevin

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës ndaj katër personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale:

Keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat, 

Pranim i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe

Dhënie e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, të cilët pasditen e sotme u sollën në gjykatë, pas deklarimit të tyre në prani të mbrojtësit, ka marrë vendim me të cilin:

Pranohet propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.B., D.G., A.S. dhe S.M., dhe të katërve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Masa është caktuar për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Procedurë Penale, ndërsa palët kanë të drejtë ankese kundër këtyre vendimeve para Këshillit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat