Mexhiti: Arben Fetai do të jetë përfaqësues speciale i qeverisë në Bruksel

Maqedonia

Mexhiti: Arben Fetai do të jetë përfaqësues speciale i qeverisë në Bruksel

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 13:46
Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti

Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti njoftoi se Arben Fetai do të jetë përfaqësues speciale i qeverisë në Bruksel.

Mexhiti tha se kjo është arsyeja se pse Fetai dha dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.

“Dha dorëheqje për t’u emëruar përfaqësues special në Bruksel, domethënë për të marrë pozitë të re”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se, për rikonstriumin e qeverisë partnerët e koalicionit parimisht janë marrë vesh, por që ende nuk janë ulur të bisedojnë rreth “parimeve, resoreve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat