Akuaparku në Shkup do të jetë i mbyllur edhe këtë verë

Maqedonia

Akuaparku në Shkup do të jetë i mbyllur edhe këtë verë

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 11:40
Akuaparku në Shkup

Akuaparku, që është pjesë e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nuk do të funksionojë as këtë verë.

Sipas drejtorit Daniel Apostolovski, objekti ndodhet në gjendje të keqe dhe ka nevojë për rinovim të plotë.

Apostolovski deklaroi se për rikonstruksionin e akuaparkut nevojiten rreth 1 milion euro, por aktualisht nuk ka mjete financiare për një investim të tillë. Ai theksoi se fokusi i institucionit është i përqendruar te renovimi i pishinës.

Akuaparku u mbyll në vitin 2024. Sipas raportit të revizionit për qendrën sportive, vendimi për mbylljen u mor për shkak të mungesës së rentabilitetit ekonomik dhe skadimit të afatit dhjetëvjeçar të garancisë së pajisjeve.

Në vitin 2023, akuaparku realizoi të ardhura prej vetëm 4,29 milionë denarësh, ose 41 për qind më pak se sa ishte planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat