Fondi Shëndetësor: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë

Maqedonia

Fondi Shëndetësor: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 16:31
Fotoilustrim

Çdo barnatore duhet të ketë ilaçet që janë në listën pozitive dhe që lëshohen me recetë, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Sasho Klekovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Fond, përmes email-it informativ ose formularit të informacionit, nëse një barnatore refuzon të japë një ilaç me recetë.

“Çdo ilaç në listën pozitive duhet të lëshohet me recetë”, shtoi Klekovski.

Si dhe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri, në të cilën prezantoi zgjerimin e ri të listës pozitive me tre ilaçe të reja antikoagulante – enoksaparinë, nadroparinë dhe rivaroksaban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat