Digjet një banesë në Kërçovë, humb jetën një 37-vjeçar

Maqedonia

Digjet një banesë në Kërçovë, humb jetën një 37-vjeçar

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:55 në Stacionin Rajonal të Policisë Kërçovë, nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kërçovës, është marrë njoftim se ka shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën "4 Korriku" në Kërçovë.

Ekipi i Njësisë së Zjarrfikësve të Kërçovës ka shuar zjarrin, dhe në apartament është gjetur trupi i djegur i S.S. (37) nga Kërçova.

Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku i urgjencës.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik dhe një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kërçovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat