MPB: Nxirret trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës

Maqedonia

MPB: Nxirret trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 19:05

MPB njofton se është nxjerr trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës.

Njoftimi:

"Më 11.08.2026, në orën 13:15, në Liqenin e Prespës, pranë vendbanimit turistik Pretor, një ekip i specializuar i zhytësve i NJSA “Tigrat” e nxori trupin e M.M. (71) nga Shkupi, për të cilin më 08.08.2026 rreth orës 12:20 në SPB Manastir ishte raportuar se kishte kërcyer nga një varkë në liqen, pranë fsh. Slimicë, rrethina e Resnjës, pas rremave që i kishin rënë.

Një ekip i SPB Manastir-NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit për autopsi", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat