Jakup Huseini voton bashkë me familjen: Bërvenicë, vendos për të ardhmen

Maqedonia

Jakup Huseini voton bashkë me familjen: Bërvenicë, vendos për të ardhmen

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 13:42
Jakup Huseini

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka votuar sot bashkë me familjen e tij, duke ftuar banorët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Huseini theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe të vendimmarrjes së qytetarëve për të ardhmen e komunës.

“Çdo votë ka rëndësi, çdo qytetar ka fuqi të vendosë për të ardhmen e komunës sonë”, shkroi Huseini, duke shtuar se ndryshimi nis me votën e secilit qytetar.

“Bërvenicë, vendos për të ardhmen!”, përfundoi ai mesazhin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat