LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, punime në disa rrugë

Maqedonia

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, punime në disa rrugë

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 09:30
Fotoilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat kufitare në anën e RMV-së.

Në rrugën Kërçovë-Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa seksione, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Janë instaluar sinjale të përshtatshme trafiku dhe për këtë arsye rekomandohet respektim të rreptë të tyre dhe shpejtësi të rregulluar.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të instaluara të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat