Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

Maqedonia

Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 11:08
Fotoilustrim

MPB njofton se është kryer bastisje në një fshat të Vallandovës ku janë zbuluar armë, ndërsa është ndaluar një person.

"Më 12.11.2026 në fshatin Prsten, rajoni i Vallandovës, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës - Stacioni Policor i Vallandovës e privuan nga liria A.A. (56) nga fshati.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë gjuetie Zastava kalibri 12 mm dhe municion gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.

Për incidentin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat