Vetëm Kosova “azgane” do e “vetëdijësojë” BE-në

Opinione

Vetëm Kosova “azgane” do e “vetëdijësojë” BE-në

Nga: Genc Xërxa Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Genc Xërxa

Nëse shikojmë në perspektivë nga e kaluara vërejmë se BE si një konstrukt policentrik apo me interpretime shumëfishore mundohet që nëpërmes qendrës së Brukselit të imponoj autoritet, i cili është ambigual dhe në një masë të caktuar i pranueshëm, apo fare pak së pari nga vendet e saj që përbëjnë këtë konstrukt të vështirësuar.

Mos-unifikimi apo qëndrimi i saj dallues mbi disa çështje kruciale për Evropën apo kontinentin në tërësi nga aspekti socio-politik po shkakton kokëçarje të madhe mes veti por edhe aty ku po kërkohet të intervenoj në stabilizim bilateral aty ku ka konteste afirmative. Sidomos divergjencat vërehen aty ku secilit shtet po i jepet hapësirë që të mbajë qëndrimin e vet karshi zhvillimeve apo trendeve të ndryshme në kontinent. Aleancat e vjetra, të dikurshme mes shteteve apo konstruktet kulturore e socio-politike të vendeve në veçanti po krijojnë këtë hendek në qëndrime. E kjo po shpërfaqet në vendim-marrje apo qëndrim uniform për çështje të ndryshme e vitale për sigurinë dhe stabilitetin e vet ekzistencial evropian. Ky indikacion po vërehet në suaza më të ngushta tek vendet shtet-formuese të BE, por edhe tek ato rajonale, larg qendrës së BE që po mbesin shumë të dallueshme apo të shkëputura nga vet bazamenti themelues.

Efekti i hartave karshi Kosovës, qasja më ndryshe apo vazale e disa qarqeve ndërkombëtare pa u varur shumë nga hierarkia apo politika uniforme evropiane, jep mundësi apo hapësirë për tu interpretuar apo parë situate më ndryshe apo ambiguale në vijë me qendrën mbikëqyrëse të politikave të jashtme evropiane që merr përsipër Brukseli. Vet Kosova, qasja e BE ndaj saj, sa është e arsyeshme dhe drejtë në artikulimin politik, aq në momente është edhe kundërthënëse dhe jo në vijë me trendet dhe vlerat që Evropa vazhdimisht promovon në veçanti. Mos të them që shpesh kemi një standard të dyfishtë ndaj Kosovës dhe avancimit të saj integrues në politikat ndërkombëtare. Sa është faji i brendshëm i politikave jo-afirmuese nga vet shteti i Kosovës, i përfshirë në keq-qeverisje, korrupsion dhe ngritje të kapaciteteve legjilsative mbi shumë tema të rëndësishme për shoqërinë dhe komunikimin me vendet tjera, aq faj mund t’i vishet edhe politikave ambigaule dhe jo të qëndrueshme të BE ndaj Kosovës. Politika ndëshkuese vetëm të shkopit në vazhdimësi e duke mos dhënë kurrë karotën e premtuar, dhe atë shumë herë, vetëm sa e bënë të rrahurin të ngre kokë dhe bëhet azgan ndaj autoritetit të tij shpërfillës.

Në vend që BE si një jetimi apo varfanjak siç është Kosova, ti ndihmojë e ti jap një kulm, ombrellën e BE, aty ku do emancipohet, kulturohet e arsimohet së qëndruari në një vend kushtimisht më të shëndetshëm, me largimin apo braktisjen e varfanjakut, vetëm sa e bënë më të revoltuar atë së qëndruari i izoluar apo asocializuar me botën tjetër. Ky ndëshkim vetëm sa do u kthehet si bumerang BE nëse nuk arrijnë të krijojnë qëndrime apo percepsione të cilat e ndihmuan apo edhe e inicuan këtë proces që të jetë i suksesshëm, gjithnjë i bazuar në vlerat universale mes popujve në të drejtën dhe barazinë mes shteteve. Në mungesë të trajtimit të barabartë të Kosovës nga qarqet kryesore evropiane, Kosova do mund të bëhet më azgane, kryeneçe dhe do gjejë rrugën tjetër të afirmimit. Duke krijuar aleanca direkte me SHBA apo dhe një pjesë të ndarë të BE, ato që e sponsorizuan krijimin e Kosovës, e duke i lënë anash apo marr me dyshime obligimet nga mekanizmat që dalin nga ky konstrukt më i gjerë i unifikimit të tërësishëm të BE-së. Siç është rasti me dialogun.

Kosovës pa dashje do u imponohet të ngritë kapacitetet e veta shtet-formuese dhe afirmative duke krijuar raporte të ndara veç e veç, pra me shtetet në veçanti e assesi ti marr seriozisht obligimet që burojnë nga ky konstrukt i BE-së si rezultat i lojës së dyfishtë në raport me Kosovën. Me daljen e Britanisë nga BE dhe kërkesën për siguri shëndetësore nga organizmat e ndryshme evropian, apo kërkesat mbi themelimin e pasaportës për COVID 19 potencialisht edhe protokollet apo indikacionet burokratike të shtuara mes veti, vetëm sa do e bëjnë më të komplikuar apo më të vështirë lidhjen e kësaj bashkësie mes vetes në aspektin e lirë të lëvizjes së njerëzve apo edhe mallrave mes këtyre vendeve. Shtrohet pyetja: si do arrijë Kosova ta gjejë veten në këtë mes?!

Nëse nuk shihet progres apo avancim i Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike dhe ndërrimit të kursit karshi saj. Kosova do i merr me rezerva gjitha proceset që kërkohen nga ajo duke e lëkundur edhe më shumë mirëbesimin nga përvojat e kaluara. Nuk do sheh rëndësi strategjike së pari për veten e saj të hyj me vrull në bisedime me Serbinë pa një përfitim avancues apo relaksues të raporteve. Do tentoj të konsolidoj shtetësinë përbrenda vetes dhe do mundohet që të jetë funksionale dhe e aftë për veten e saj, me këtë edhe perspektiva e re si shtet stabil mund reflektojë edhe jashtë kufijve e që ti bëjë që ti hapet dera e integrimit. Jo më, kohë e koncesioneve apo proceseve ku tjerët përfitojnë, e Kosova gjithnjë del humbëse. Asnjëherë vetëm shkopinj qortues e kurrë me vite ta shijojë karotën e premtuar kur përmbush detyrimet.

Pra me këtë qeveri në formim mendoj se Kosova do bëhet më azgane dhe në raport me BE dhe kërkesat e saja do i bëjë që të reflektojnë dhe ndërrojnë qasje, duke e parë si partner potencial e i barabartë në rrugëtimin e saj integruese. Kosova do jetë aty, e pranuan apo jo si BE, apo rajoni. Ajo as nuk do tretet apo tjetërsohet. Vetëm është koha kur do e kuptoj realitetin rajoni, njashtu e përnjëmend edhe BE tani pa ekuivoke me çfarëdo konstolacioni që e ka vet në përbërje. Pra, pritet që BE të vetëdijësohet karshi Kosovës, koha më duket se ka ardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat