Republika në Shqipëri nuk është ligj e drejtësi për qytetarin, as për shtetin dhe as për publikun.
Republika në Shqipëri është regjim ku fuqia, liria, arroganca, korrupsioni, paraja e tradhtia, zullumi e hajnia janë të drejta të pushtetit, prokurorit e gjyqtarit, ministrit e deputetit, hajdutit e kuvendarit, injorantit e mercenarit.
Republika demokratike në Shqipëri është shtet që mashtron se u shërben të gjithëve. Por ajo nuk u shërben dhe nuk i kënaq të gjithë, nuk siguron siguri dhe as mirëqenie për të gjithë. Nuk i zgjidh hallet e të gjithëve.
Republika “demokratike” shqiptare qeveriset nga populli në një ditë, dhe më pas, për katër vjet, qeveriset nga një pakicë e cila republikën, ligjin, drejtësinë e shtetin i trajton si prona të saj.
Republika, ligj “demokratik” që ndërron në pushtet në këto 36 vjet politikanë sharlatanë, oligarkë, hajna e tradhtarë.
Republika nuk funksionon me paanshmëri, nuk zbatohet me përgjegjësi dhe, si ligj, për të dobëtit nuk jep drejtësi.
Republika u shërben, korruptohet dhe sundohet nga politika, korrupsioni, tradhtia, hajnat dhe më të fortët e antiligjit, ku lapsin, dijen e politikën i ka injoranti, pushtetin e ka hajduti dhe shtetin tradhtari.
Shënim: A nuk funksionon kështu republika në Shqipëri?