Rama e shet si sukses një togfjalësh në raportin e BE-së, por Shqipëria po humb terren në integrim

Opinione

Rama e shet si sukses një togfjalësh në raportin e BE-së, por Shqipëria po humb terren në integrim

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 18:26
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Në asamblenë e PS kryeministri foli shumë për atë që në raportin e Komisionit Europian përmendet si Traktati i Anltarësimit. Ky togfjalësh përdoret për herë të parë. Dhe këtë përmendje Rama e shiti dje si histori suksesi nga ana e tij. Pa kurrëfarë modestie apo pendimi se për 13 vite e bllokoi integrimin e Shqipërisë në BE. U mor me integrimin e Shqipërisë në Serbi!

Fakti që kryeministri u vetëlavdërua aq shumë për një togfjalësh që kishte shkruar Marta Kos të bën të kuptosh se sa shumë është lobuar për ta futur Traktatin e Anëtarësimit në raportin e Kosit! Por kjo nuk e ka penguar Këshillin Europian që ta ndalë integrimin e Shqipërisë njëherësh me Malin e Zi.

Shqipëria është tashmë në axhendë me Moldavinë dhe Ukrainën. Para një viti ishte çift me Malin e Zi. Sot është një km më larg.

Nëse nuk e rrëzojmë këtë lobist të prestigjit të vet, Shqipëria nesër do të vihet në radhë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut e paneser me Kosovën dhe BH!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat