Kur do të shqyrtojë BE-ja “doktrinën antishqiptare” të Serbisë?
Pse ia mbajnë zhagun Serbisë me këtë heshtje të vazhdueshme?
Pse trumbetojnë përpara nesh dhe vetëvetes se sjelljet antishqiptare të Serbisë janë vetën “fantazi”, kur dihet se gjithëçka ka qenë e planifikuar, e shkruar dhe e formuluar qartë se si do të zhduken shqiptarët nga vatrat e tyre!
Përderisa nuk dënohet e njëjta doktrinë e stërprovuar edhe në praktikë mbi kurrizin e shqiptarisë nga e ashtuqujtura botë demokratike e BE-s dhe më gjërë, ne shqiptarët e kemi të drejtën morale dhe ligjore të ngarkojmë dhe akuzojmë edhe Evropën me të njëjtën fajësi!
Kush mundet me thënë se “Doktrina e Çubrilloviçit”, nuk ka qenë politikë e kurorëzuar me projektet më vrastsre të Hitlerit që u aprovuan kundër hebrenjëve?
Fatmirësisht kjo “doktrinë famëkeqe” antishqiptare, u ndëshkue rëndë në vitin 1999 nga bombat e NATO-s , por doktrina në fjalë, mbeti e gjallë edhe nën rogozin e “demokracisë” europiane, sepse nuk u dënua asnjëherë nga ligjet e drejtësisë ndërkombëtare për të cilat zotohen se u përmbahen!
Këta pa fije turpi ndëshkuan viktimën, dhe përsëri janë të gatshëm të ndëshkojnë edhe rrugëtimin e shtetit tonë!
Fatkeqësisht kjo sjellje e BE-s ndihmohet edhe nga naiviteti ynë i përbashkët drejtë politikës tonë kombëtare, (më shumë kundër, se sa për) lakmia për pushtet dhe pasuri!
A nuk u shfrytëzuen mjaft mirë, të gjithë këta faktorë që përbuzën pa mëshirë të drejtën e viktimës nga armiqtë e shqiptarisë!
Pra, BE-ja nuk ishte e interesuar të kuptojë tragjedinë tonë kombëtare, por në të njëjtën kohë u bënë pa sy dhe pa vesh përpara këtyre egërsirave të Ballkanit të cilat edhe sot reklamojnë ngulfatjen e lirisë së shtetit tonë në mesin e Brukselit dhe gjithëandej ku përkrahen!
A do të ishte më se njerëzore që BE-ja dhe Këshilli i Europës të përkthenin vetëm një herë “platformën antishqiptare” të Serbisë në 27 gjuhët e BE-së?
Pse u pëlçen edhe sot të besojnë se është e nevojshme të ledhatohet me të mirë Serbia, që të heq dorë prej Kosovës, përderisa kjo e mbanë në Kushtetutën e vetë shtetin tonë Kosovën!
Po sikur të ishte lexua kjo platformë Hitleriane e Serbisë nga secili shtet, por në gjuhën e vetë, unë besoj se ndryshe kishin me veprue ndaj Serbisë!
Në anën tjetër, ndoshta dikush në BE dëshiron të dënojë Serbinë, por miqtë e saj përmbrenda BE, trupmetojnë me të madhe se tani nuk kemi dëbime, shpërngulje dhe spastrime etnike të shqiptarëve por vetëm të serbëve edhe pse faktet flasin për të vërtetën e pakicës serbe!
Pasi që të gjitha këto ish mizori serbosllave, janë të pa mundëshme të realizohen, politika antishqiptare është zëvendësuar me metoda të tjera të sofistikuara, të cilat duken tepër joshëse për krahun e djathtë përmbrenda politikës së BE!
Fjala është për deshqiptarizimin e shqiptarëve nëpërmjet turqizimit apo greqizmit me programe joshëse për të gjithë ata që nuk hezitojnë të shkelin mbi kombin, kuptohrt në emër të religjionit! Për një kohë të gjatë, të gjitha këto programe udhëhiqen kryekëput kapitali i Serbisë, Turqisë dhe Greqisë!
Kështu tha me zë të lartë i pa vdekshmi, Ismail Kadare në libërthin e tij “ Mbi krimin në Ballkan”!