Vjedhja e votës, një shëmti qe s’duhet te ndodhë

Opinione

Vjedhja e votës, një shëmti qe s’duhet te ndodhë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:42
Ramiz Spahiu

Janëbërë mbi dy dekada qysh se Kosova organizon zgjedhje te lira. Ne fillim dihet se ato uorganizuannë mbikëqyrje te vëzhguesve ndërkombëtar. Prej nga shpalljes se pavarësisë, ne duhej t’i dëshmonim botës demokratike pjekurinë tonështet ndërtuese edhe ne organizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Por, sot jemi dëshmitar sefjalori ynë pas zgjedhorështë plot me fjalëqes’do te të vije mirë t’idëgjoje as ne cepin me primitiv te globit, si p.sh. blerje e votave, vjedhje e votave, kontrabandëe votave, manipulim i votave, vjedhje industriale e votave, kuzhinë votash etj.

Populli ynë ka vuajtur shumë nga te këqijat qe na i bënëarmiqtë. Dhe tani në vend qe ta marrim të mbarën dhe t’ju themi stop te këqijave, dredhive e hajnive, ne i vërsulemi manipulimit e vjedhjes se votave. E kur nuk mund te ja dalim me vjedhje te partive rivale, atëherë i vërsulemi konkurrentëvebashkë partiak, me terë arsenalin e komisionarëve te trajnuar e specializuar për te tilla gjëra.

Nëse i kthehemi te kaluarës sonë zgjedhore, do te përballemi me një realitet qe tashme ka zënë vend nëdemokracinë tonë. Tashme kemi disa gjenerata aktivistesh militant e komisionarë te lindur, të rritur dhe të trajnuar për vjedhje votash. Ata, fletëvotimet i numërojnëvetëm formalisht, ndërsa formularët i plotësojnë sipas direktivave dhe kontratës me padronet e tyre.Domethënë, tani e disa gjenerata jemi edukuar për te vjedhur vota e ç’na vije ndoresh. Dhe, kjo shëmti nuk pritet te kalojpa ndërhyrjen e shtetit ligjor.Këtakomisionarë duhet te dënohen dhe riedukohen neper burgje. Bashke me ta, po ashtu duhet të ndëshkohen, të disiplinohen dhe të riedukohen edhe disa aktivist, deputet e lider partiak qe i nxisin apo favorizojnëvjedhësit.

Vjedhja e votës ështënjë shëmti qe s’guxon te ndodh ne shtetin demokratik. Sepse vjedhja e votës dhe vullnetit te popullitështë hapi i parë drejt vjedhjes se shtetit. Dhe, vjedhjen e vullnetit te tij, populli di ta dënoj. Por, institucionet e shtetit nuk duhet te presin derisa vjedhësit e kriminelet t’i dënoj populli.

Në fund, për t’i kursyer vjedhësit e vullnetit te popullit, do te ishte e domosdoshmeaplikimi i teknologjisë kompjuterike në zgjedhje dhe njëreformë e mirëfilltë e sistemit tonë zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat