Më shumë vendkalime kufitare

Opinione

Më shumë vendkalime kufitare

Refik Hasani Nga Refik Hasani Më 7 gusht 2021 Në ora: 12:36
Ilustrim

Sepse janë shqiptarët në dy anët e kufirit që është domosdoshmëri  e kohës të hapen më shumë vendkalime kufitare.  

Jo vetëm në mesë të Kosovës me Serbin, Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi do të duhej më shumë Vendkalime Kufitare. 

Të ndërpriten pengesat dhe vështirësitë për komunikimet ndërkufitare dhe të hapen sa më shumë pika të vendkalimeve kufitare sepse këto janë rregulla, norma dhe konventa Evropiane që duhet plotësuar.

Është  domosdoshmëri e kohës  që të zyrtarizohen disa  pika kufitare në mesë të Rajonit të Anamoravës në njërën an  me Rajonin e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovë e Likovë. 

Parlamenti i Kosovës, Maqedonisë dhe ai Serbisë të marrin për bazë që të afrohen e nënshkruajnë  marrëveshje për bashkëpunim ndërshtetëror dhe ndërkufitare në mesë tyre. Interes i tri palëve do të ishte që një Komision Parlamentar miks për përcaktimin e  pikave për vendkalime kufitare dhe zyrtarizmi i tyre.

Fundi i fundit këto janë kritere që duhet plotësuar pasi edhe këto tri shtete pretendojnë hyrjen në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e qarkullimit të njerëzve dhe bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atij ndërkufitarë. Anamorava ka nevojë për vendkalime  kufitar  të cilat do të duhej të zyrtarizohen në Muhoc, Breznicë e Dobrosin që të lirohet pak vendkalimi kufitarë te Dheu i Bardhë pasi ky vendkalim është shumë i stërngarkuar me mjete të transportit të udhëtarëve dhe të mallit dhe ka karakter më shumë të një vendkalimi kufitar ndërkombëtarë.

Pika zyrtare të kalimit në mesë Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Medvegjës të zyrtarizohet në vendin e quajtur Kapit. Komunikimi në mesë njerëzve dhe bashkëpunimi në shumë fusha të interesit të përbashkët janë kushte që duhet plotësuar nëse dëshirojnë të tri shtetet të bashkëngjiten shteteve me standarde unike Evropiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat