Beogradi e nokautoi Shqipërinë!

Opinione

Beogradi e nokautoi Shqipërinë!

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 25 tetor 2021 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?

( Çajupi )

Shqipëria nga frika se po denohet për mos pjesëmarrje për dhjet vjet, e theu vëllazërinë me Kosovën dhe shkoi në Beograd.

Por ç` ndodhi atje : “Nelson Hysa. deklaroi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme. “
Ku mbeti “Ballkani i hapur”? A nuk është ky NOKAUT për Shqipërinë?

Zoti Rama, nuk ka miqësi me Serbinë, atyre nuk iu ha fort se çka flasin me ty e ti me ne.

Bëhu burrë e qëndro pranë dhe me Kosovën ! Mos e luaj lojën e para-ardhësve të tu.

“Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd.”

Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore.

Të shkon ndonjë herë mendja moj Shqipëri, se pa Kosovë edhe ti je e humbur? Pse Serbia po e ka këtë forcë që të pengojë Kosovën për pjesëmarrje edhe në gara sportive ? Po, ti ku je ? Vet vetiu të lindë pyetja : A ju humbi trimëria, apo s'doni mëmëdhenë?

Me dëshprim që jam shqiptar

Fahri Xharra,25.10 21
Gjakovë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat