Pse dhe kush e sulmon historianin Jusuf Buxhovi?!

Opinione

Pse dhe kush e sulmon historianin Jusuf Buxhovi?!

Nga: Adem Bytyqi Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Adem Bytyqi

Jusuf Buxhovi pas luftës është historiani i parë shqiptar, i cili e ka vënë në binarë të drejtë historinë kombëtare shqiptare.

Veprat e tij janë aq voluminoze dhe të rëndësishme për autoktonin shqiptar në të gjitha trojet e tyre etnike në Ballkan.

Është historiani i vetëm i parë i cili me argumente shkencore të kulturës materiale dhe shpirtërore e ka hedhur poshtë mitin serb për Dardaninë - Kosovën e sotme dhe botimet e tij kanë shkuar edhe në Amerikën e largët, janë përkthyer edhe në gjuhen angleze, duke hyrë edhe si literaturë e obligueshme në katedrat e historisë të ca Universiteteve me renome në SHBA, në të cilat studentët dhe opinioni amerikan do të informohet me historinë e vërtetë të shqiptarëve dhe të Kosovës, e jo me historiografinë e gënjeshtrave serbe anti shqiptare.

Kontributi i z.Jusuf Buxhovi në fushën e historisë shqiptare dhe të historisë së Dardanisë (Kosovës) është aq i jashtëzakonshëm dhe domethënës, sa që Akademia e Shkencave e Serbisë do të shpenzonte miliarda sikur do të mund ta zhbënte.

Pra, veprimtaria shkencore në fushën e dijes së historisë shqiptare, anti historiografisë serbe, anti shqiptare e historianit Jusuf Buxhovi, për ata që e kanë lexuar dhe kuptuar është e përmasave vërtet heroike kombëtare shqiptare.

Tani, parashtrohet pyetja kush janë ata që po e sulmojnë dhe fyejnë e denigrojnë këtë historian kaq të devotshëm?!

Ata janë ca ish gazetarë komunistë, të cilët dikur i thurnin lëvdata Titos dhe ca LPK -istë, të cilët thoshin: Po të jetë edhe në pyetje pavarësia e Kosovës, s'duam flamurin e Rugovës, edhe pse flamuri nuk ishte i Rugovës, por ishte Flamuri i Dardanisë i gjithë shqiptarëve.

Kuadrot si z.Jusif Buxhovi duhet t'i çmojmë dhe vlerësojmë e jo t'i denigrojmë, sepse në të kundërtën veprojmë kundër vlerave tona shkencore kombëtare shqiptare të cilat ia dërgojnë ujin në mullirin e gënjeshtrave të historiografisë serbe anti shqiptare, e cila edhe tani është shumë agresive në përhapjen e gënjeshtrave në botë, përkitazi me historinë e vërtetë të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat