Keqdashësit e planetit tokë!

Opinione

Keqdashësit e planetit tokë!

Nga: Nijazi Halili Më: 26 prill 2022 Në ora: 14:39
Nijazi Halili

Ky problem i çështjeve  globale është (problem, rrezik) që ndikon negativisht në komunitetin dhe mjedisin global, me përmasa katastrofike, duke përfshirë çështjet mjedisore, krizën politike, krizën shëndetësore, çështjet sociale dhe krizën ekonomike.

Zgjidhjet për çështjet globale në përgjithësi kërkojnë bashkëpunim ndërmjet kombeve. Bhargava, Vinay (2006), Hite dhe Seitz, theksojnë në librin e tyre “Global Issues”, (2012)  se çështjet globale cilësohen ndryshe nga çështjet ndërkombëtare, dhe se të parat lindin nga ndërvarësitë ndërkombëtare e cila është në rritje e sipër, gjë që i bën vetë çështjet të ndërvarura. S’e kuptoj se ndërlidhja jonë për çëshje globale, ndonjëherë në vend që të na bëjë më të  përshtatshëm sipas kushteve e rrethanave,  na bën të ndihem më të prekshëm ndaj katastrofave globale. I parashtroj pyetje vetës, a thua vallë faktori njeri  është shkaktar kryesor i ndyshimeve klimatike? Unë, nuk do të besoja asnjëher që njeriu është shkatërruesi  kryesor i natyres dhe i ndryshimeve klimatike, me veprimet e tija,  të pamatura që një ditë  planeti tokë do të bhet  i pa banueshëm.  

Rreziku global katastrofik është një ngjarje hipotetike e së ardhmes që mund të dëmtojë mirëqenien njerëzore në nivel globale, madje duke  shkatërruar qytetërimin modern. Një ngjarje që mund të shkaktojë zhdukjen e njerëzimt ose të kufizojë në mënyrë të përhershme dhe drastike potencialin e njerëzimit njihet si një rrezik ekzistencial. Our World in Data, 18 September (2020),  citon se rreziqet e mundshme katastrofike globale përfshijnë rreziqet antropogjene, të shkaktuara nga njerëzit (teknologjia, qeverisja, ndryshimet klimatike) dhe rreziqet natyrore ose faktor  të jashtëm,  Ripple WJ, Wolf C, Newsome TM, Galetti M, Alamgir M, Crist E, Mahmoud MI, Laurance WF (13 nëntor 2017), disa shembuj të rreziqeve të teknologjisë janë inteligjenca artificiale armiqësore dhe bioteknologjia ose nanoteknologjia shkatërruese.

Keq qeverisja ose keqdashësit e  jetës globale krijon rreziqe në fushën sociale dhe politike, të një luftë globale, duke përfshirë holokaustin bërthamor, bioterrorizmin, duke përdorur organizma të modifikuar gjenetikisht, kiberterrorizmin që shkatërron infrastrukturën kritike si rrjetin elektrik, ose dështimi për të menaxhuar një pandemi natyrore, rasti aktual me pandeminë  covid-19 e cili përfshiu tërë globin.  

Problemet dhe rreziqet në fushën e sistemit tokësor, përfshijnë ngrohjen globale, degradimin e mjedisit, zhdukjen e specieve, uria si rezultat i shpërndarjes jo të drejtë të burimeve, mbipopullimin njerëzor, dështimet e të korrave në bujqësi si të pa qëndrueshme, shembuj të rreziqeve jo njerzor janë asteroidi, një shpërthim i një  supervolkani, stuhit gjeomagnetike aftagjate shkatërruese të pajisjeve elektronikenatyrore,  ndryshimi i klimës, jashtëtokësorët, ose parashikimi i transformimit të një ylli të kuq gjigant që godet  Tokën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat