Pse hesht Isa Mustafa, degët dhe nëndegët e LDK-së?

Opinione

Pse hesht Isa Mustafa, degët dhe nëndegët e LDK-së?

Nga: Bejtullah H.Sokoli Më: 11 janar 2026 Në ora: 19:30
Bejtullah H.Sokoli

Mos vallë kanë rënë në gjumin dimëror si arusha.Ku janë strukur?Pse nuk bëjnë zë?

Po bëhen dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.Rezultatet tani kanë dalë për fushe,dihet kush është fitues e kush humbës.Kush doli i pari,i dyti,i treti etj.Kjo e fundit,pra LDK-ja vlerësohet se është humbësja më e madhe në këto zgjedhje."Debakël monumental".Rezultati më i dobët në historinë e partisë.Humbje e zgjedhjeve në mënyrë katastrofale.Sa keq!Sa ulët dhe poshtë ka rënë!Nuk kisha besu se kjo Lidhja do të bie në këtë nivel.Të dhënat zyrtare flasin se LDK-ja ka shënuar rënie prej 28 për qind nga zgjedhjet e 9 shkurtit kur kishte 171,337 vota,deri në 28 dhjetor 2025 në 123 mijë vota,apo 50 mijë vota më pak.Po ashtu më pak do të ketë 7 deputetë në legjislaturën e re të dhjetën me radhë.Pra,LDK-ja ka marrë 13,23 për qind të votave dhe do t'i ketë 15 ulëse.

Nejse,anash këto të gjitha.Iku treni.Ka plot histori që mund të tregohen për këtë parti.Një nga to është edhe kjo më e re:përse tash e dy javë hesht ish-kryetari dhe tani kryetar nderi i LDK-së,Isa Mustafa,për humbjen që pësoi kjo parti.Po të kishte fituar ai do të fliste natë e ditë në superlativ për fitoren.Mund ta kem gabim,por si duket Isa nuk po ka gajle që ka humbur LDK-ja,por halli i tij është mbulimi i gjurmëve dhe gjynaheve nga e kaluara vetëdështake dhe shmangia nga përgjegjësia eventuale.Çudit fakti,asnjë reagim,asnjë fjalë për këtë debakël.Isa nuk po ndihet gjallë,e ka mbyll gojën dhe veshët para këtij realiteti.Vazhdo të hesht.Por heshtja nuk është gjendje natyrore,është një vendim.Do të ishte shumë më murë që Isa Mustafa këtu e tutje të vazhdojë të hesht,jo vetëm për LDK-në,por edhe për çështjet tjera aktuale politike,shoqërore,ekomike,etj, në Kosovë.

Por jo vetëm kaq.E keqja më e madhe dhe çuditëse nga ana tjetër,është se po kjo heshtje totale ka pllakosur ne apo pa arsye edhe degët dhe nëndegët e LDK-së nëpër komuna.Ku janë,a janë gjallë nuk u ndihet zëri.Asnjë reagim për humjen e radhës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Mos ndoshta kanë haber nga qendra të mos flasin fare.

Anëtarësia,simpatizantët,militantët etj,në nivel lokal qëndrojnë mes stuhisë,dëshirës së ngrirë dhe pa e ditur si të veprojnë dhe ku të shkojnë.Kanë mbetur "si qura në mjegull".

Marrë parasysh këto të thëna e të pa thëna të derirashme rreth humbjes së zgjedhjeve,pse lideri i saj dhe disa argatët e tij të devotshëm nuk bëjnë një tur të vizitave nëpër degët dhe nëndegët e komunave,ashtu siç vraponin gjatë fushatës në kërkim të votave duke i takuar,biseduar dhe sheshuar hapur me anëtarësinë se si dhe pse erdhi deri te humbja e LDK-së në zgjedhjet e fundit,kush ishte fajtor dhe se si dhe kur mund të rikthehet e para apo e dyta në nivel vendi.Madje,disa zyrtarë të lartë nëpër rrjete sociale thonë se:"LDK-ja do të rikthehet e para.Do ta rikthejmë LDK-në prapë si parti fituese ashtu siç e la presidenti Rugova".E kreu i kësaj partie ka premtuar se:"Ne do të vazhdojmë të ecim përpara".Atëherë rruga e mbarë në "Rrugën e re".

Së fundi,në vend që të punojnë nga poshtë,pra nga degët dhe nëndegët për të fituar besimin e anëtarësisë besnike të kësaj partie,këta mendojnë se komunikimi nga lartë(qendra)do të bëjë punë.

Të presim e të shohim.

Shpresa vdes e fundit,thotë thotë urtia e popullit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat