Shaban Fazli Dervishaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Shaban Fazli Dervishaj

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:01
Shaban Fazli Dervishaj

Sot, u bënë 5 ditë të ndarjes nga jeta të bashkëshortit, babait dhe gjyshit tonë të dashur.

Pa fund janë veprat dhe kujtimet që na i ke lënë. Në do të shërbehemi me shembullin tënd, të njeriut të qetë dhe të pagabueshëm, në fushën e edukimit, ndershmërisë, sinqeritetit dhe atdhedashurisë.

Pas vetes ke lënë trashëgimi të madhe prindore, ku lisin e degëzove në 31 degë.

Ditët do kalojnë e ne më shumë do të kalitemi në mësimet e Tua o baba, o gjysh.

Krenohemi që të patëm. I lehtë të qoftë dheu i lsniqit që aq shumë e deshe... Prehu i qetë aty nën hijen e blirit shekullor se Ju keni lënë kujtime të mira ndër të afërmit, familjaret dhe mbarë farefisin.

Do të kujtojmë me mall e krenari, familja Dervishaj nga lsniqi dhe nga Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat