Fazli Shabani - Bota Sot
Fazli Shabani

Perkujtime

E martë, 16 tetor 2018

Fazli Shabani

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 00:37
Fazli Shabani

Sot u bë një vit pa ty, bashkëshort dhe baba i dashur.

Sa vështire qenka, të shkruash përkujtim për më të dashurin e zemrës. Nuk mjaftojnë fjalët, mendimet për të shprehur dhimbjen për ty.

Dhimbja, malli dhe pikëllimi u benë pjesë e jetës tonë.

Ishte vetëm gjysma e rrugës së jetës dhe lumturisë tonë. Ku tash nuk dimë se si të vazhdojmë jetën pa ty.

Na mungon aq shumë, sa që nuk mundemi ta akcepotojmë që ti nuk do të jesh me ne. Kurse unë, i dashuri i im çdo dit flas me ty, dhe të pyes?

Edhe pse pyetjes i përgjigjen lotët e mi, por prap më duket sikur dëgjoj zërin dhe ndjej mbështetjen tënde.

Po vazhdojmë të jetojmë me kujtimet, fjalët, dashurinë, zemërgjerësinë që ti e pate. Jo vetëm për ne por për të gjithë. Kudo që jemi ndjejmë mungesën, heshtjen e madhe që na tronditë zemrat dhe na duket e pa besueshme që ti u ndave nga jeta i buzëqeshur dhe plot jetë.

Me kujtime dhe shumë fjalë, që ti na mësove do ti vazhdojmë hapat e jetës edhe pse do ta kemi çdo herë e më vështirë pa ty. Por forca jonë, do të jesh ti dhe gjithmonë i pa vdekshëm në zemrat tona.

Me shumë mallë të përkujtojmë: Babai Azemi, Bashkëshortja Mirishahi, Vajza Rexhija dhe djali Mergimi nga Ferizaj dhe Gjermania.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test