Shala tha se shkuan për të pirë çaj, zbulohet qëllimi i vizitës së Thaçit dhe Haradinajt në shtëpinë e tij

Politika

Shala tha se shkuan për të pirë çaj, zbulohet qëllimi i vizitës së Thaçit dhe Haradinajt në shtëpinë e tij

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:34
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, u emërua konsull në Ambasadën e Kosovën në Pragë, Çeki, ditë më parë.

Reagime të shumta pati sapo lajmi u bë publik.

Derisa kryeministri u deklarua se nuk ka qenë i informuar, U.D e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shkarkoi Shalën dhe tre konsuj të tjerë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se rasti i fundit është vazhdimësi e asaj që jemi mësuar ta shohim në të kaluarën, ku nepotizmi dhe familjarizimi ka mbizotëruar gjithkund.

“Veprimi i fundit lidhur me emërimin konsull në Ambasadën e Kosovës në Pragë të djalit të Haxhi Shalës është veç një vazhdimësi e asaj që jemi mësuar ta shohim në të kaluarën, ku nepotizmi dhe familjarizimi ka mbizotëruar gjithkund”, është shprehur ai.

Image
Islam Krasniq

Sipas Krasniqit, tani po kuptohet se cili ka qenë qëllimi i votës nga Shala për krijimin e qeverisë.

“Tani po kuptohet se cili ishte qëllimi i votës për krijimin e qeverisë, ku z. Shala i premtoi ish presidentit Thaçi dhe ish kryeministrit Haradinaj , ajo ju shpërblye, nuk kishte qenë në pyetje gjygymi me çaj siç e citonte z. Shala, por qëllimi i interesit”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai shton se ka ardhur koha që qytetarët të vetëdijësohen dhe ta ndëshkojnë këtë klasë politike.

“Ka ardhur koha që edhe qytetarët të vetdijësohen nga kjo klasë politike e cila po vepron në bazë të traditës, siç citohet ajo thënia “Ujku qimen e ndërron, por zanatin se harron”, sa më parë duhet t’i ndëshkojmë këtë klasë politike me votën tonë, duke i shpërblyer edhe ne për punën dhe veprimet e tyre, duke i pensionuar”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat