Shkarkimi i konsujve nga Osmani, analisti politik: Ky shërbim duhet të depolitizohet

Politika

Shkarkimi i konsujve nga Osmani, analisti politik: Ky shërbim duhet të depolitizohet

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Presidenca

U.d Vjosa Osmani ka shfuqizuar 4 dekrete për konsuj të përgjithshëm.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani ka thënë për “Bota sot” se, ky shërim duhet të depolitizohet plotësisht dhe të gjithë familjarët e shërbyesit politik të dikurshëm nëpër parti duhet të kthehen mbrapshtë në Kosovë.

“Përderisa shërbimi diplomatik ka përplotë ambasador, konsuj, sekretar dhe staf familjar nëpër këto shërbime dhe partiak të tyre s’ka gjë prej kësaj teme, këtu kërkohet një depolitizim i plotë i analabetëve të shumtë në këtë shërbim, ku shërbimi është plotë përkthyes, matematikanta e gjithçka, nuk është mirë të heqësh një familjar të dikujt nga shërbimi konsullar e t’i lësh përplotë shërbyes të lartë diplmatik familjar të tjerë dhe partiak të shumtë që i ka derguar si PDK, LDK, AAK, AKR e tjera, pra nuk mund të jetë për dikënd nënë e për dikë njerk në gjuhë popullore, ky shërbim duhet të depolitizohet plotësisht, të gjithë familjarët e shërbyesit politik të dikurshëm nëpër parti duhet të kthehen mbrapshtë në Kosovë dhe ata duhet vet të gjejnë punë e jo partia të punësojë”, shprehet Bujrani.

Sipas tij, keqpërdorimin i detyrës zyrtare pa mertia dhe pa pervojë të dërgojnë njerëz në këtë shërbim, kjo është vepër penale.

Mirëpo, ai shprehet skeptik për shkak se, edhe nëse djali i deputetit Haxhi Shala është shkarkuar duhet ta dijmë se sa djali dhe kunata, e miqtë e liderve politik janë punësuar në këtë shërbim?

“Për të qenë korrekt është pothuajse absurd ky depolitizim dhe ky familjarizëm dhe partiak të shumtë te hiqen nga ky shërbim.
Tash nëse i është heq nga shërbimi i djali i deputetit Haxhi Shala, a e dini sa djali dhe kunata, e miqtë e liderve politik janë punësuar në këtë shërbim?
Ky quhet keqpërdorim i detyrës zyrtare pa merita dhe pa pervojë të dërgojnë njerëz në këtë shërbim dhe kjo është vepër penale që deri tash askush nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi të vetme për dërgimin e miqëve, kunatave, shokëve nëpër këto ambasada dhe shërbime konsullare pra, është absurde të mendohet se Hoti do ta depolitizoj këtë shërbim”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat