Ditëlindja e Rugovës, 2 Dhjetori të shpallet festë zyrtare

Politika

Ditëlindja e Rugovës, 2 Dhjetori të shpallet festë zyrtare

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Presidenti historik, Ibrahim Rugova.

2 dhjetori shënon një dita të rëndësishme për Kosovën, dhe jo vetëm. Në këtë datë u lind njeriu, që do të shndërrohej në ikonë, në frymëzim dhe lider shpirtëror për shqiptarët kudo që janë, sidomos në Kosovë. Lindja dhe rritja e Ibrahim Rugovës në vetvete ngërthejnë historinë e Kosovës, në etapa ta ecjes së saj për Liri dhe Pavarësi.

I rritur në një familje atdhetare, i shkolluar në universitetin e Parisit, Rugova kaloi nga refuzimi estetik në veprim praktik, në kërkim të më të mirësitë mundshme, në një situatë ku jeta për ekzistencë cenohej seriozisht.

Në një kohë kur Serbia, konkretisht ish Jugosllavia kishte nxjerr dhëmbët e egërsisë, dhe në të njëjtën kohë hipokrizia e tyre e diplomacisë anti shqiptare ishte në kulm, ishte mision thuaje i pamundur për të demaskuar të vërtetën, me Kosovën që pak e hiq njihej.

Fal urtësisë, vizionit të njeriut të madh Ibrahim Rugova, Kosova arriti të krijonte miq nga të gjitha anët e botës, të cilët ndihmon në ditët më kritike të saj.

Jo vetëm armiqtë e jashtëm, fatkeqësisht edhe të brendshmit nuk e linin të qetë, pas lufte hartuan lista të ekzekutimit të atyre që cilësoheshin pengesë për të arritur në pushtet, dhe natyrisht i pari ishte dr. Rugova. Fal Zotit, të cilit Presidenti Rugova i besonte shumë, ai arriti t’i shmangej atentateve të ndryshme.

Fatkeqësisht me 21 janar 2006 dr. Rugova kaloi në amshim, në paqen e përjetshme, derisa Kosova nga ai moment s’ka parë ditë të mbarë. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë shtohet mungesa, pasha e fjalës së njeriut të madh, njeriu të pavdekshëm, i cili me 2 dhjetor ka ditëlindjen.

Andaj, duke pasur parasysh rolin dhe vendin e Rugovës në historinë e Kosovës, propozoj që 2 Dhjetori të shpallet festë shtetërore, në kujtim të lindjes së njeriut të madh, mbase më të madhin që ka prodhuar toka dardane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat