Ja sa miliona euro në vit shkojnë për veteranët nga buxheti i Kosovës

Politika

Ja sa miliona euro në vit shkojnë për veteranët nga buxheti i Kosovës

Nga: D.B. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Veteranët e UÇK-së

Në 16 ministri, sa janë aktualisht në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, janë të punësuar plot 49 zëvendësministra. Sa ishte pjesë e opozitës Hoti kishte qenë mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numrin e madh të zëvendësministrave. Megjithatë, tashmë kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është përsëri i lartë.

Megjithatë analisti politik Nexhat Haziri ka thënë për gazetën “Bota sot” se numri i madh i zv/ministrave në qeverinë e kryeministrit Hoti është normale në këtë kohë pandemia, për shkak se kjo krijon shpenzime, në vend se ato të drejtohen në fonde për ta luftuar pandeminë Covid-19.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, ky numër është dukshëm më i vogël, se sa ishin shembull në qeverinë e ish-kryeministrit Hardainaj.

“Nuk janë vetëm ky numër i z/ministrave që krijon shpenzime të panevojshme në këtë kohë pandemia. Janë po ashtu numër i madh i veteranëve të cilët 50 % e tyre janë të rrejshëm dhe diku sipas të dhënave nga ministria e financave i krijojnë shtetit një dëm prej 30 milion eurosh në vit”, ka thënë analisti Haziri.

Ai konsideron se qeveria e kryeministrit Hoti, nuk shquhet për abuzim me paranë publike, megjithatë prap se prapë që qeveria duhet t’i shqyrtoj disa vija buxhetore të cilat nuk kanë ngutin e realizimit apo të financimit të tyre.

“Qeveria Hoti do të duhej të orientohet për më shumë buxhet në sektorin e shëndetësisë dhe të mirëqenies sociale në këtë kohë kur përpos ballafaqimit me rrezikun shëndetit të qytetarëve po ashtu kemi edhe shkurtime të vendeve të punës me çka rëndohet akoma gjendja sociale në vend”, ka thënë analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat