“Dështuan fjalimet e orkestruara” - Zogaj analizon veprimet e VV-së kundër Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Politika

“Dështuan fjalimet e orkestruara” - Zogaj analizon veprimet e VV-së kundër Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Nga: A.Morina Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Foto Ilustrim

Pas disa dështimeve është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ky ligj ka marrë  vota 72 për,  kundër asnjë dhe abstenime asnjë.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot ka ngjallur debat mes pozitës dhe opozitës.

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lidhje me bashkëpunim e tyre, për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndërsa, dy partitë e përmendura thanë se për momente kritike për vendin duhet të bëhen bashkë gjithë spektri politik.

Ndërsa, analisti politik, Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot”, bashkëpunimin e PDK-së me Qeverinë Hoti e sheh si veprim shumë pozitiv dume mbrojtur interesjn e popullit dhe anashkalimin e interesit partiak.

“Angazhimi i PDK-s për mbështetjen e Ligjit për Rimëkëmbjes Ekonomike, është veprim që duhet përshëndetur nga të gjitha subjektet politike dhe qytetarët e Kosovës, sepse, praktikisht, PDK-ja kësaj radhe tregoi vigjilencë dhe konstruktivitet, duke anashkaluar interesin partiak, për mbrojtjen e interesit të popullit dhe të vendit, por edhe të funksionimit të institucioneve shtetërore”, nënvizoi Zogaj.

Tutje, analisti tha se Lëvizja Vetëvendosje u nervozua shumë që nuk arriti ta pengonte miratimin e këtij ligji dhe bllokimin e institucioneve në përgjithësi.

“PDK-ja kësaj jo vetëm që ishte pro Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, por demonstroi kontribut konkret për miratimin e Ligjit dhe zhbllokimin e situatës së rëndë ekonomike, që LVV ekstremisht ishte përqendruar që ta pengonte dhe, u bë shumë nervoze që nuk arriti ta pengonte”, deklaroi Zogaj, përcjell “Bota sot”.

Fjalimet e deputetëve të Vetëvendosjes, Zogaj i cilësoi si të orkestruara, përmes të cilave i shprehen brengat për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Deputetët e Vetëvendosjes, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në fjalimet e tyre të orkestruara, në vend të Ligjit, shprehen  brengën e tyre të flaktë për këtë vendim që nuk sjellë asgjë të dobishme për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Zogaj.
Në fund, Zogaj përmendi edhe ‘shkopin magjik’ të Vetëvendosjes, të cilin do ta përdorin kur ta marrim pushtetin.

“Deputetët e Vetëvendosjes nuk i kursyen as kërcënimet, duke paralajmëruar se, kur do të marrin pushtetin, do ta përdorin shkopin magjik për ta mrekulluar zhvillimin ekonomik të Kosovës”, përfundoi Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat