Vota e PDK-së për Projektligjin për Rimëkëmbje, eksperti i ekonomisë jep lajmin e keq për ish-partinë e Kadri Veselit

Politika

Vota e PDK-së për Projektligjin për Rimëkëmbje, eksperti i ekonomisë jep lajmin e keq për ish-partinë e Kadri Veselit

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
PDK

Në herën e 10 që u soll në Kuvend, arriti t'i merret votat që i duheshin Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike.

Deputetët deri tani nuk e kishin votuar këtë projektligj dhe dje ata bënë detyrën e tyre por që reagimet ishin të shumta, sikur për një votim historik.

Lidhur me votimin e këtij projektligji, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se nuk ka vend për lavde, pasi ky projektligj është vonuar dhe vendet e rajonit kanë miratuar nga katër pako.

Image
Mustafë Kadriaj

"Në parim është i mirëpritur duke shpresuar që do t'i ndihmojë qytetarët dhe bizneset për rrethanat e ditura, por duke marrë parasysh vonimin dhe dështimin e qeverisë për të kaluar ligjin, këtu nuk ka vend për lavde dhe merita për t'i dedikuar qeveria vetvetes sepse jemi vendi i fundit në rajon derisa shtetet tjera kanë kaluar deri në katër pako në përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve", është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, ky votim nuk do t'i kthehet në votë koalicionit qeverisës e as PDK nuk do të fitojë më shumë përkrahje.

"Pra qeveria e ka pasur të obliguar të jetë në përkrahje të ekonomisë vendore dhe një vonim të tillë nuk do t'i kthehej në votë koalicionit qeverisës por edhe përkrahja nga PDK nuk do rrit mbështetjen tek qytetari, përkundrazi qytetari po i sheh si parti që e kanë dëmtuar perspektivën e vendit dhe sado që po tenton koalicioni qeverisës t'ia zgjatë vetes mandatin qeverisës, do ndikojë në rritjen dhe mbështetjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje", ka vlerësuar eksperti i ekonomisë.

Ai shton se qytetari nuk ka më shpresë në këtë qeveri dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje në fillim të vitit të ardhshëm.

"Pra duke marrë parasysh veprimet e qeverisë në vend numero qytetari nuk ka më shpresë në këtë koalicion qeverisës dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm duhet të kemi zgjedhje dhe qeveri kredibile që do t'ia kthejë shpresën qytetarit", ka deklaruar Mustafë Kadriaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat