Dëshmia në Speciale/ Ibrahim Kelmendi akuzon rëndë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Azem Sylen e Xhavit Halitin

Politika

Dëshmia në Speciale/ Ibrahim Kelmendi akuzon rëndë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Azem Sylen e Xhavit Halitin

Nga: Ibrahim Kelmendi Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Thaçi, Haliti, Syla, Selimi

Unë do të dëshmoj se të akuzuarit Hashim Thaçi / “Gjarpni” dhe Rexhep Selimi / “Dhetshi”, vërtet ishin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), por ajo NPK ishte anti UÇK dhe anti Luftës çlirimtare. Fatkeqësisht shërbimet armiqësore na i kishin penetruar në UÇK anëtarët e NPK-së. Shpresoj që edhe krye-kapot Xhavit Haliti / “Zeka” dhe Azem Syla / “Daja”, që i përkisnin asaj NPK-je, do të akuzohen dhe do të burgosen sa më shpejt.

Zhurma e orkestruar politike kundër ZPS-së dhe DHS-së, fatkeqësisht u sforcua pas publikimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe kur ndodhi arrestimi i tyre. Kryeprokurori amerikan, Z. Jack Smith, i akuzoi ata si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pikat 32 dhe 35 e aktakuzës (Në tekst të mëtejmë do ta përdori akronimin: NPK). Për momentin, unë vetëm Hashimin dhe Rexhepin do t’i diskualifikoj si kapo të NPK-së (përpara kam përdorur emërtime pezhorative, si: “Bandë e krimit të organizuar”, “Shtabi i Rognerit”, etj.).

Këta, duke mashtruar se ishin “udhëheqës politikë” e “komandantë ushtarakë”, u penetruan në UÇK, por komanduan vetëm ca argatë të NPK-së, nuk ia dolën ta Komandonin UÇK-në. Ata kushtimisht ishin kundër UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë çlirimtare. Bashkëveprimtarët më të ngushtë të Hashimit dhe Rexhepit ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Shpresoj se ZPS-ja së shpejti do të ngritë aktakuzë edhe kundër tyre. Jakup Krasniqi dhe Kadri Vesli, ndërkaq, për bindjen time momentale, ishin dhe janë viktima të NPK-së.

Në fushatë kundër ZPS-së dhe DHS-së po shpërdoret akuza që u është bërë të akuzuarëve si NPK, e cila paskësh vrarë apo urdhëruar vrasjen edhe të kundërshtarëve politikë. Kjo fushatë tani mund të eskalojë në vrasje hakmarrëse apo në vrasje të dëshmitarëve, por edhe të të dyshuarëve për dëshmitarë.

1.1. Qysh në fillim dua ta bëj këtë sqarim: Sipas frymës, mendimit, orientimit, qëndrimit të LPK-së, të bartur në UÇK, pjesëtarët e UÇKsë nuk kanë guxuar të vrasin apo të keqtrajtojnë asnjë kundërshtar politik, shqiptar apo të etnive të tjera; ndërsa spiunët dhe diversionistët e forcave pushtuese serbe, me përkatësi shqiptare apo të etnive të tjera, nëse nuk dë të mund të pengoheshin dhe izoloheshin, në momentin e fundit, kur ua rrezikojnë jetën ushtarëve çlirimtarë dhe popullsisë civile, duhet të vriten, siç është praktikë në luftërat çlirimtare të popujve të pushtuar, kur nuk kanë institucione të tyre të drejtësisë dhe mundësi të tjetëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat