Ish zëvendësi i Tahir Zemajt demaskon keq Ramush Haradinajn: Këto ishin kërcënimet e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit...

Politika

Ish zëvendësi i Tahir Zemajt demaskon keq Ramush Haradinajn: Këto ishin kërcënimet e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit...

Nga: P.R Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Rexhep Selimi, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për kohën sa ai ishte komandant në zonën e Dukagjinit. Pas më shumë se 21 vitesh, Haradinaj e ka pranuar se Betejën e Loxhës e ka udhëhequr Kolonel, Tahir Zemaj.

“Na kemi pasur dallime tjera por kur na msyni ushtria e Serbisë në Loxhë u detyruam me u bo bashkë. Aty vetë Tahiri e ka udhëheq betejën. Ka pasur dallime në UÇK, ka pasur rryma të ndryshme, grupime të ndryshme që janë bashku në luftë”, tha Ramush Haradinaj.

E sa i përket pikës 43 në aktakuzën e Gjykatës Speciale ku thuhet se “në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit të vitit 1998, në zonën operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe FARK të lidhura me qeverinë në mërgim”, Ramush Haradinaj kë thënë se nuk i kujtohet ky rast mirë.

“Për besë nuk më kujtohet biseda mes njëri-tjetrit. E di që ka ndodhur një takim por s’më kujtohet biseda mes njëri-tjetrit”, deklaroi Haradinaj.

E lidhur me këto deklarime të Ramush Haradinajt, gazeta “Bota sot” ka folur me ish bashkëluftëtarin dhe zëvendësin e Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja.

Ai ka përgënjeshtruar Ramush Haradinajn, i cili tha se nuk i kujtohet takimi i kolonel, Tahir Zemajt me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin.

Image
Nazif Ramabaja

“Në debatin e Ramush Haradinajt me Ermal Pandurin më la përshtypje negative kur bëhej fjalë për siç thuhej takimin e kolonel Zemajt me Thaçin, Selimin dhe Haradinaj, kur këtij të fundit nuk i kujtohej se për çka është biseduar në ato takime. Po e them në shumë takime, sepse s’ka qenë vetëm një takim, por ka pasur disa takime mes veti nga personat e lartpërmendur, në të cilat isha prezent edhe unë personalisht në shumicën e rasteve apo më mirë me të themë gati në të gjitha takimet. Takimi i parë dhe ballafaqimi me sfidat e ardhshme ishte në fshatin Jasiq gjatë hyrjes së njësiteve operative Brigadave 134,131 dhe 133 në Kosovë pas betimit të dhëne në Papaj të Tropojës më 21 qershor 1998, ku është kërkuar nga ne që të kthehemi mbrapa sepse se din se kush i ka dërgu këto njësi brenda Kosovës, se dimë se kush jeni ju, apo të sistemoheni në kuadër të forcave ekzistuese të cilat operojshin në Kosovë”, ka thënë Ramabaja për “Bota sot”, duke shtuar se këtë e ka shpjeguar edhe kolonel Zemaj në librin e tij.

“Komandanti Tahir Zemaj këtë e ka shpjeguar në librin e tij “Kështu foli Tahir Zemaj”, pjesa e parë siq përshkruhet ”Na u tha shkurt shqip e jo në tjetër gjuhë”. Si të sistemohemi në kuadër të grupeve ekzistuese kur ne kishim një komandë dhe kishim obligime dhe përgjegjësi nga ajo komandë dhe Ministri i parë i luftës Ahmet Krasniqi, kur nuk ekzistonin formacione ushtarake në teren, por grupe treshi, pesshi, dhjetëshi duke aluduar në numrin e ushtarëve në ato grupe, formacionet i mësuat nga ne eprorët e karrierës dhe pas kësaj filluat me formimin e formacioneve ushtarake skuadra, togu, kompania, batalioni deri në brigada”, thekson Ramabaja.

Ai ia ka rikujtuar Haradinajt deklaratat se do të shkojë gjithmonë pas kolonel, Tahir Zemajt.

“Është për keqardhje se si Haradinajt nuk i kujtohet fare bile një nga takimet në kazermën e Prapaqanit dhe takimi në Bardhaniq në shkollë i cili një ndër vendimtarët për ta prishur marrëveshjen e Prapaqanit të arritur më 20 gusht të vitit 1998 në mes të komandantit të njësive operative Brigadës 134 dhe përgjegjësit kryesor për Brigadat 131 dhe 133 Tahir Zemajt, në pranin e 108 pjesëmarrësve përfaqësuesve të shtabeve lokale të fshatrave përreth në të cilin tubim Ramushi deklaroj se: ”Edhe si ushtar i thjeshtë, nëse është nevoja do të shkoj pas Tahir Zemajt””.

“T´ja kujtoj opinionit se në këtë marrëveshje kolonel Tahir Zemaj me kërkesën e shtabeve lokale të fshatrave të Dukagjinit gjithsejtë 68 shtabe të cilët bënin trysni se neve duam që oficerët e karrierës të na prijnë dhe komandojnë, udhëheqin në luftë dhe jo siç është cekur në disa debate dhe intervista të mëhershme se është ”Propozuar”, dallimi në mes kërkesave dhe propozimit është substancial dhe nuk korrespondon me logjikën e dhënies dhe pranimit të urdhrave ushtarake”, shton major Ramabaja për gazetën “Bota sot”.

Më tej, Nazif Ramabaja ka shpjeguar edhe njëherë takimin kur Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kishin ndërhyrë në Dukagjin.

“Këto kërkesa janë adresuar tutje në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës gjegjësisht tek Ministri i parë i luftës kolonel Ahmet Kraniqi të cilat i ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim sipas dekretit ka caktuar përbërjen e re të SHORRD ku në krye ka emëruar po e potencoj emëruar si vijon, po i ceku vetëm tre pozitat e para: 1. Komandant i SHORRD Tahir Zemaj, 2. Zëvendës komandanti Ramush Haradinaj dhe 3. Kryeshef shtabi Nazif Ramabaja. Ky ishte bashkimi i parë i forcave, mirëpo me ardhjen e personave jo përgjegjës nga SHP Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Lahi Brahimajt, Bislim Zyrapit dhe kërcënimet e tyre se Ramushi duhet të kthehej mbrapa në pozitën e komandantit të SHORRD e ne të caktohemi nëpër njësi tjera, pra të tërhiqemi nga njësitet operative të cilat ishin formuara nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe dekretuara nga kolonel Ahmet Krasniqi, caktimin në detyra të reja e kishte bërë Rexhep Selimi një ish inspektor gjeneral i UÇK-së, së paku kështu është prezantuar..”, shprehet major Ramabaja.

“Të gjitha këto ngjarje, Ramushit nuk i kujtohen asnjë bisedë e vetme, shtrohet pyetja se a duhet ti besohet këtij personi i cili pretendon ta marrë pozitën e burrështetasit të parë të vendit do ua lë juve lexues të nderuar ta vlerësoni vet”, përfundon për “Bota sot”, major Nazif Ramabaja, ish bashkëluftëtar dhe zëvendës i Tahir Zemajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat