Takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, analisti: E kanë humbur besimin se do bëhet diçka e mirë në mes dy delegacioneve

Politika

Takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, analisti: E kanë humbur besimin se do bëhet diçka e mirë në mes dy delegacioneve

Nga: A.SH Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Të enjten në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak.

Ky është takimi i shtatë i delegacioneve në rang ekspertësh të Beogradit dhe Prishtinës që nga vazhdimi i dialogut në korrik të këtij viti.

E, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se, këto takime e kanë humbur interesimin dhe kuptimin e besimit se do bëhet diçka e mirë në mes dy delegacioneve kundërshtare të Kosovës e Serbisë.

“Takimet e shpeshta dialoguese Serbi-Kosovës në Bruksel e kanë humbur interesimin dhe kuptimin e besimit se do bëhet diçka e mirë në mes dy delegacioneve kundërshtare të Kosovës e Serbisë, takimet e shpeshta në Bruksel më shumë u ngjajnë llojeve të ekskursioneve politike, diplomatike e kurrsesi nuk janë serioze, janë takime të pafrytshme, po bile në dëm të Kosovës, Hoti e shokët e tij vetëm që do takohen në Bruksel me Lajçakun e delagacionin serb, do rrinë të heshtur e inferior, pas dialogut dihet se Hoti para gazetarëve, si e ka zakon, do arsyetohet se gjatë bisedave teknike të pronësisë dhe financave ekonomike kanë bërë diçka në dobi të Kosovës”, thotë ai.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, njerëzit nuk e mirëpresin me optimizëm, përshkak se, qytetarët e kanë humbur besimin ndaj kësaj qeverie pasive të Hotit.

“Dialogun e nesërm në Bruksel popullata e Kosovës nuk e pret me optimizëm, po me skepticizëm për shkak se qytetarët e kanë humbur besimin ndaj kësaj qeverie pasive të Hotit. Shihet hapur se elita politike e Kosovës në krye me Hotin s'janë të aftë të përballen në dialog me Serbinë, këtë aftësi politike e ka vetëm Albin Kurti e askush tjetër, prandaj gjatë gjithë bisedave Kosovë-Serbi duhet të merr pjesë Albin Kurti i cili di të manipulojë politikisht me serbët në të mirë të Kosovës”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat