Major Nazif Ramabaja i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt, zbulon të vërteten për Betejën e Loxhës

Politika

Major Nazif Ramabaja i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt, zbulon të vërteten për Betejën e Loxhës

Nga: P.R Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për kohën sa ai ishte komandant në zonën e Dukagjinit. Pas më shumë se 21 vitesh, Haradinaj e ka pranuar se Betejën e Loxhës e ka udhëhequr Kolonel, Tahir Zemaj.

“Na kemi pasur dallime tjera por kur na msyni ushtria e Serbisë në Loxhë u detyruam me u bo bashkë. Aty vetë Tahiri e ka udhëheq betejën. Ka pasur dallime në UÇK, ka pasur rryma të ndryshme, grupime të ndryshme që janë bashku në luftë”, tha Ramush Haradinaj.

E lidhur me këto deklarime të Ramush Haradinajt, gazeta “Bota sot” ka folur me ish bashkëluftëtarin dhe zëvendësin e Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja.

Ai për “Bota sot” ka treguar se si ishte organizuar dhe udhëhequr Beteja e Loxhës.

“Sa i përket betejës së Loxhës, ne kuadri ushtarak institucional gjithmonë kemi qenë transparent dhe kemi elaboruar në detaje zhvillimet e kësaj beteje e cila është udhëhequr nga njësitet operative të UÇK-së të cilat ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrit të parë të luftës, komandantit suprem të shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, të cilët sipas hierarkisë ushtarake dhe përgjegjësisë institucionale njohëm për komandant suprem të këtyre forcave Presidentin historik dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Fillimisht intervenimi në fshatin Loxhë është bërë nga njisiti përzgjedhës të cilin e caktoi komandanti Tahir Zemaj me këtë përmbajtje: 1. Nazif Ramabaja-komandant njësiti, 2. Faruk Xhemajli-ushtarak-i plagosur rëndë 6 plagë në trup, 3. Esat Ademaj-ushtarak gjithsejt 34 ushtar me këta tre epror”, thotë Ramabaja për “Bota sot”.

Image
Nazif Ramabaja

Ai ka shpalosur detaje tjera nga Beteja e Loxhës.

“Pas pranimit të luftës dhe dëbimit të armikut nga fshati Loxhë i cili ishte i pushtuar dhe nevojës për përforcime si rezultat i luftimeve të ashpra kam vlerësuar se më duhej të freskohemi me forca të reja për ta vazhduar këtë betejë deri te çlirimi përfundimtar i fshatit Loxhë dhe dorëzimi nën komandën e shtabit lokal. Isha unë ai që raportoi para komandantit Tahir Zemajt pas zbarkimit në fshatin Loxhë me forca të freskëta me epror ushtarak ashtu edhe ushtar. Kolonës për intervenim në Loxhë i priu vetë komandant Tahir Zemaj të përcjellur nga këta epror të karrierës apo epror rezervë si dhe ushtar të rëne në fushën e nderit: Salih Çekaj, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj, Fadil Hadergjonaj, Bajram Stojkaj, Shaban Dragaj dhe Farush Thaqi. Pas raportimit dhe njohjes me gjendjen ushtarake në teren nga ky moment komanda dhe udhëheqja e operacioneve për çlirimin definitiv të Loxhë kalon tek komandanti ynë Tahir Zemaj”, shprehet major Ramabaja.

Sipas tij, kjo është e vërteta e udhëheqjes së betejës së Loxhës.

“Duke u munduar që meritat dhe sukseset e dikujt t’i mveshen apo përvetësohen personave apo individëve të cilët s’kanë përgjegjësi as morale e as komanduese për suksesin e betejës së Loxhës është bërë një propagandë mediatike, por edhe nga individ të caktuar, për interesa të ngushta klanore dhe farefisnore qe 22 vite rresht se gjëja komandant Tahir Zemaj ”Fare s’ka qenë në Loxhe më 06.07.1998 . Beteja e Loxhes është zhvilluar në rrethana dhe kushte të pa volitshme për ne, duke pas parasysh dislokimin e njësive operative të cilat kishin mbërri në Rrafshin e Dukagjinit 4 ditë më parë dhe ishte duke u zhvilluar mobilizimi dhe plotësimi me ushtar të rijnë, megjithatë ishte dhe mbeti një ndër betejat më të lavdishme të njësiteve operative të UÇK-së, duke qen fshati i parë në tërë territorin e vendit i pushtuar dhe njëkohësisht çliruar po në të njëjtën ditë që nga fillimi i luftës në Kosovë”, thekosn më tej Ramabaja.

Ai thotë se Ramush Haradinaj më në fund e pranoi se ishte Tahir Zemaj ai që e kishte udhëhequr Betejen e Loxhës.

“Është për tu përshëndetur dhe më vje mirë që pas 22 viteve nga goja e Ramushit me vështirësi të madhe por që e tha, duke treguar realitetin e ngjarjeve, u zbardhë e vërteta se komandant Tahir Zemaj ka urdhëruar, organizuar dhe udhëhequr me betejën e Loxhës s´bashku më grupet vullnetare të cilat kishin ardhur nga fshatrat përreth dhe luftëtarët e fshatit Loxhë. Më mirë vonë se kurrë thotë një proverbë popullore të tregohet kjo e vërtetë e shtrembëruar për më shumë se dy dekada”.

Por major Nazif Ramabaja ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të sqarojë edhe disa detaje për opinionin publik në Kosovë.

“Edhe një fakt është i rëndësishëm kur flasim per betejën e Loxhës pas të cilës Ramushi duhet të vetëdijesohet dhe sqarojë për opinionin publik edhe një të vërtetë e cila është shtrembëruar. Në ditën e 6 korrikut 98´ Ramushi s’ka qenë fare në Loxhë, këtë fakt e vërteton protagonisti i këtyre ngjarjeve, por edhe pjesëmarrësit në këtë betejë siq është një aktiviste e dalluar Shemsije Shala (Shema) e cila kishte përgatit ushqim tërë kohën për pjesëmarrësit e kësaj beteje e cila thotë: ”Ramushi duhet me e pranu se s’ka qen në betejën e Loxhës më 6 korrik 98´, ku ishte ai që se pau kurrkush””, shprehet Ramabaja.

Ramabaja ka treguar se Ramush Haradinaj vetëm ishte nisur drejt Loxhës, pa arritur të futet në Loxhë.

“Për hir të korrektësisë Ramushi kishte marr rrugën në drejtim të Loxhës, më 15 gusht në orët e vonshme të pasdites me dy ushtar dhe një automjet në sulmin e dytë të forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe, atëherë kur çdo gjë kishte përfunduar. Sipas informatave të mia të sakta, eprori Esat Ademaj kishte kontaktuar me Ramushin atë ditë dhe ishin takuar diku në Zllopek apo regjionin e gjerë, duke tentuar t’i dalin në ndihmë Loxhës, por jo në Loxhë s’kishin mundur të depërtonin sepse ajo tash më ishte pushtuar nga armiku. Ekziston mundësia që Ramushi i ka ngatërruar datat, sikurse i kishte bërë Agim Çeku me të cilin njihemi nga Akademia ushtarake në Zarë të Kroacisë, jemi i të njëjtës gjeneratë, por që ky e kishte kryer Akademinë drejtimi i artilerisë tokësore një vit pas meje”, sqaron Ramabaja.

“Ramush Haradinaj kur është pyetur se a ka qenë pjesëmarrës në betejen e Loxhës, përgjigja e tij ishte me sa vijon: ”Po isha në Betejën e Loxhës”, kjo kishte ndodhur në debatet e më hershme, megjithatë ky fakt duhet të sqarohet mirë dhe drejtë një herë e përgjithmonë, kështu që opinioni publik dhe panelistët në debate të ndryshme të mësojnë për këto ngjarje të vërtetën, e jo të merren me paragjykime, intriga dhe thashetheme, kjo i bën mirë edhe vetë Ramushit dhe ramushave tjerë të cilët e përkrahin atë si ”Petendent për postin e presidentit”, duke e ditur se një deklarim i tillë është një e pa vërtetë e madhe apo më mirë të thuhet troç gënjeshtër”, deklaron major Ramabaja.

Sipas tij, Ramush Haradinaj duhet ta tregojë dhe ta pranojë të vërteten për Betejën e Loxhës.

|Arsyeja pse e bënë këte Ramushi duheni ta pyesni vetë ate, por që ai njëherë e përgjithmonë duhet të përgjegjësohet dhe të jetë i sinqertë të tregoj të vërtetën e hidhur edhe pse disa propagandues i vë në pozitë të vështirë apo siklet, prapë se prapë duhet të tregohet kjo e vërtetë, sepse vetëm në këtë mënyrë do e kemi një disfakcion dhe garancë për t´mos u përsëritur kurrë më gjërat e tilla në të ardhmen dhe edukuar gjeneratat e ardhshme si si: ”S´duhet vepruar”, apo si duhet vepruar”, përfundon për gazetën “Bota sot”, major Nazif Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat