E ‘zbulon’ njohësi i çështjeve juridike: Ja si liderët politik po e mashtrojnë popullin – kjo është gënjeshtër!

Politika

E ‘zbulon’ njohësi i çështjeve juridike: Ja si liderët politik po e mashtrojnë popullin – kjo është gënjeshtër!

Nga: A.SH Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Presidenca

Zgjidhja e çështjes së Presidentit po del të jetë problem sepse të gjitha partitë po “luftojnë” për atë pozitë.

Analisti dhe njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani, po e sheh si zgjidhje për këtë problem ndryshimin e kushtetutës, ku sipas tij, gara për president duhet të zhvillohet me kandidim, duke vendosur rregulla zgjedhore dhe kritere për kandidim sepse ndryshe partitë politike po gënjejnë popullin.

“Zgjidhja e përhershme është ndryshimi i kushtetutës dhe gara për president të zhvillohet me kandidim, duke vendos rregulla zgjedhore dhe kritere për kandidim, në të kundërtën partitë politike po gënjejnë popullin se ata si lider partiak po heqin dorë nga partia përkohësisht pra gjatë mandatit pesë vjeçar dhe i kthehen sërish partisë, e kjo gënjeshtër po funksionon në kundërshtim me qytetarët apo ky quhet mashtrim i popullit, prej kryeministrit në president dhe anasjelltas”, shprehet Burjani për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

 

Më tej thekson se, në demokracitë anarkike nuk janë të rëndësishëm, asgjë tjetër përveç a mundesh, të gjitha tjerat bien në ujë dhe si pasojë e kësaj, sjellë njerëz të ndryshëm jo të përgjegjshëm, jo të përgatitur dhe jo të aftë.

“Kjo nuk duhet të tolerohet se kërkesat e partive ditën dhe s’ditën apo janë dhe s’janë me dinjitet dhe profesionalizëm ata po vijnë me vota, e siç dihet në demokracitë anarkike nuk janë të rëndësishëm, asgjë tjetër përveç a mundesh, të gjitha tjerat bien në ujë, kjo sjellë njerëz të ndryshëm jo të përgjegjshëm, jo të përgatitur dhe jo të aftë as për veten e tyre e lëre më për popullin”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat