Juristi propozon një lajm të keq për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Politika

Juristi propozon një lajm të keq për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Nga: D.B. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:50
Foto Ilustrim

Se çfarë duhet të ndryshojë në punën e Kuvendit që deputetët të jenë më përgjegjës në punën e tyre, marrë parasysh mungesën e shpeshtë të tyre në seanca, mos miratimin e ligjeve, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani i ka thënë për gazetën “Bota sot” rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës, por edhe kushtetuta dhe ligji për deputet, na bën të qartë se deputetët nuk duhet të paguhen me paga fikse, por me seanca pjesëmarrëse.

Ai vlerëson se kjo rregull aktuale deputetin e bënë të punësuar por pa kontratë nga Kuvendi.

Image
Blerim Burjani

“Pra nuk ka kontratë për deputet por ai paguhet si punëtor i kontraktuar mujore, dhe kjo nuk duhet të ndodhë fare më”, ka thënë Burani.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye deputetët nuk shkojnë në seanca, e as në zyre të grupeve parlamentare, sepse janë të pa punë në kuptimin që nuk dëshiron por edhe nuk din çka të punojnë.

“E them këtë pasi shumica prej tyre mbi 90% janë të pa aftë për ndonjë sektor specifik, ku ata mund të kontribuojnë andaj seanca dhe komisionet kur të mblidhen ka vetëm zënka në mungesë të dijës por jo punë. Pra aty nuk ka as cilësi”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike  Burjani.

Ai konsideron se shumica e deputeteve nuk kanë fare kritere për kandidim partitë.

“Përderisa nuk ndryshon baza ligjore dhe deputetet të paguhen vetëm me pjesëmarrje në seanca, nuk ka gjë prej kësaj pune”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat