Aktivisti veteran i VV-së: Së bashku me Vjosën, do kemi një qeveri me mbi 50%

Politika

Aktivisti veteran i VV-së: Së bashku me Vjosën, do kemi një qeveri me mbi 50%

Nga: L.O Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Ibrahim Islami dhe Albin Kurti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një deklaratë publike ka thënë se do të ketë bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Lidhur me këtë ka folur për “Bota sot” aktivisti veteran i Vetëvendosjes, Ibrahim Islami, i cili thotë se VV-ja bashkë me Vjosën do të bëjnë një qeveri me mbi 50% të votave.

“Mendoj që nga bashkëpunimin në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë apo iniciativës së Vjosa Osmanit, si rrjedhoje do te kemi një qeveri të re me mbi 50%”, ka thënë Islami.

Tutje ai shprehet se Osmani duhet të vazhdojë me postin e kryeparlamentares, sepse sipas tij, e ka dëshmuar që ka bërë punën të mirë. Gjithashtu Islami mendon se Vjosa do të sjell votues nga LDK-ja.

“Mendoj që ajo duhet të mbetet kryetare e Kuvendit edhe në legjislaturën e re, pasi që ka dëshmuar që ka bërë punën shumë mirë. Gjithashtu mendimi im është që ajo mund të sjellë votues të LDK-së, në koalicionin me Vetëvendosjen”, u shpreh Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat