Lajmi i fundit nga Gjermania për vizat në Kosovë: Ja si mund të binden shtetet skeptike

Politika

Lajmi i fundit nga Gjermania për vizat në Kosovë: Ja si mund të binden shtetet skeptike

Nga: A.Zh Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde, ka folur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Rohde ka thënë se Gjermania e ka vendosur në rend dite çështjen e liberalizimit të vizave dhe se ajo dëshiron progres. Mirëpo, sipas tij, disa shtete anëtare nuk janë bindur ende për këtë çështje.

“ Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka vendosur atë në rend dite në Bruksel. Mirëpo, akoma nuk janë bindur plotësisht të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka deklaruar ambasadori Rohde në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Ai ka treguar se si Qeveria e Kosovës mund t’i bind shtetet skeptike për të mbështetur liberalizimin e vizave.

Ambasadori ka theksuar se Kosova duhet t’u dërgojë këtyre shteteve më shumë lajme të mira për progresin në vend. Këtu ai ka përmendur çështjen e korrupsionit dhe situatën aktuale politike.

“Është me rëndësi që qeveria e Kosovës të flasë drejtpërdrejt lidhur me këtë çështje me vendet skeptike dhe t’i bind ato. Nga pikëpamja ime, do të ishte ndihmuese, sikur Kosova t‘u dërgonte këtyre shteteve më shumë lajme të mira. Qofshin rezultatet nga raporti më i ri i progresit të BE-së për Kosovën, të cilat konstatojnë: po citoj “Korrupsioni është gjerësisht i përhapur dhe paraqet shkak për shqetësim serioz“, apo situata aktuale e brendshme politike dhe paaftësia për të vendosur për një president të ri, apo për të miratuar ligje, të gjitha këto nuk janë shumë të dobishme për të marrë shpejt një miratim për çështjen e liberalizimit të vizave”, është shprehur për gazetën ambasadori Joern Rohde./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat