“Zënkat e panevojshme të Vetëvendosjes” - analisti thotë se Selmanaj u keqkuptua

Politika

“Zënkat e panevojshme të Vetëvendosjes” - analisti thotë se Selmanaj u keqkuptua

Nga: A.Z Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se është njeriu më i atakuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje unë e shof kur ndodh ndonjë lajm i rrem për mu, në jam njeriu më i atakuar prej tyre, i ki deri në 700 share brenda 5 minutave. Kam info që ka mijëra njerëz që paguhen nga VV-ja për këtë punë”, thotë Selmanaj

Ai thotë se propaganda e linçimi janë duke e prodhuar këtë rezultat për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se debati i 19 nëtorit i Driton Selmanaj nuk është harruar për shkak të deklaratës lidhur me deputeten Saranda Bogujevcin mbi temën për të pagjeturit. VV-ja ka kërkuar dorëheqjen e tij, por, LDK-ja kishte thënë se është keqinterpretuar deklarata e tij. Meqë rast pas një kohe kishte kërkuar falje.

“Debati i 19 nëntorit në Pressing, me mysafir Driton Selmanajn, sikur nuk është harruar për shkak të deklaratës së tij, për deputeten Saranda Bogujevci mbi temën e të pagjeturëve. VV-ja kishte kërkuar dorëheqjën e zëvëndëskryeministrit, Selmanaj, ndërsa LDK-ja kishte thënë së është keqinterpretuar deklarata e tij. Selmanaj, pas një kohe kishte kërkuar falje , por që duket se disa në LV nuk ka hequr dorë nga ajo se ai mos të paraqitet në seancat parlamentare, që është e palogjikshme”, tha ai.

Sipas analistit, ekzistojnë mekanizma të tjerë, por jo të shkaktohen zënka dhe konflikte në sallën e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, lidhur me të pagjeturit kërkohet kujdes nga të gjithë folësit në Kuvend të Kosovës.

Ai thotë se edhe reagimet e sotme në kuvend karshi prezencës së Selmanaj, pas publikim fajles së tij nuk duken të arsyeshme.

“ Unë mendojë se ekzistojnë mekanizmat tjera , e jo të shkaktohen zënka dhe konflikte në sallën e Kuvendit të Kosovës. Nuk dua këtu ta arsyetojë në asnjë mënyrë deklaratën e Selmanajt lidhur më të pagjeturit shqiptarë të luftës ku institucionet tona pak shumë janë angazhuar në këtë drejtim. Lidhur më të pagjeturit kërkohet kujdes nga të gjithë folësit në Kuvendin e Kosovës, i cili ka kohë që është shëndrruar në arenë gladiatorësh, e jo që kuvendarët janë aty për të pru ligje të nevojshme për vendin. Edhe reagimet e sotme në kuvend karshi prezencës të Selmanajt, pas kërkim faljës publike të tij nuk duken të arsyeshme”, tha ai.

Tutje ka shtuar se nëse Selmanaj është i rrezikuar ashtu siç ka thënë nga propagandimet, ekzistojnë organet përkatëse ligjore, gjë që nuk janë të nevojshme politizimet. Ai thotë se me praktikat e vjetra të qeverisjes me vendin, nuk kemi mundësi të ecjes tonë përpara.

“Nese Selmanaj apo kush do qoftë tjetër ndihet së është i rrezikuar siq ka thënë ai nga propagandimet, ekzistojnë organet përkatëse ligjore, e nuk janë të nevojshme politizimet. Kosova ka nevojë për stabilitet politik , ekonomik dhe institucional më shumë së kurrë më parë, shkaku e gjendjës së rënduar ekonomike dhe nga pandemia globale shumë e rrezikshme. Sikur kësaj klase politike për mbijetës po i nevoiten prodhimet e incidenteve të ndryshme, që janë të pa pranueshme për një shtet funksional dhe demokratik. Me praktikat e vjetra të qeverisjës më vendin, nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat