Rexhep Selimi nuk shpëton nga letra e Albin Kurtit dërguar Speciales

Politika

Rexhep Selimi nuk shpëton nga letra e Albin Kurtit dërguar Speciales

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 19 dhjetor 2020 Në ora: 08:29
Rexhep Selimi, Albin Kurti

Në fillim të muajit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou.

Tema e kësaj letre është Selim Selimi, i cili është shef i grupit parlamentar të VV-së, si dhe ish komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilit i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Në letrën e dërguar gjyqtarit Guillou, Kurti ka kërcuar që Selimi të lirohet më kusht.

Sipas, Kurtit është e paimagjinueshme që Selimi të paraqet rrezik.

“Rexhep Selimi si qytetar dhe shtetas i Kosovës ka treguar respektin maksimal dhe ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo pretendim i ngritur lidhur me faktin që ai mund ta paraqes rrezik të ikjes bie ndesh me karakterin e Rexhepit dhe përvojën tonë. Për të gjithë ata që e njohin Rexhepin (përfshirë edhe mua) është e paimagjinueshme që ai mund të kryejë një veprim të tillë”, ka shkruar Kurti.

Më tej, në letrën e publikuar nga mediat vendore, Kurti pret që gjyqtari ta merr në konsideratë.

“Mbetem me shpresë që ju si gjyqtar do të merrni në konsideratë gjithë vlerësimin për karakterin dhe integritetin e Rexhepit kur të gjykoni mbi kërkesën e tij për lirim me kusht”, përfundon letra.

Sipas, ekspertëve një letër e tillë, sikurse ajo e Kurtit nuk është dashur t`i dërgohej Gjykatës. Më pas, vlerësojnë se kjo letër e Kurtit nuk do ta dëmtonte Selimin.

“Letra e zotit Kurti është brenda kornizës normale”

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se letra e Kurtit drejtuar gjyqtarit Guillou ka ngjallur polemika në opinionin publikë.

Image
Hidajet Ahmeti

“Letra e zotit Kurti drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka ngjalluar polemika të shumta në opinion publik, por edhe në kampin e partive politike kundërshtare të Vetëvendosjes”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ahmeti ka sqaruar se në çfarë konteksti është drejtuar nga Kurti kjo letër.

“Një duhet ta kemi të qartë se letra e zotit Kurti është drejtuar në kontekstin e një lideri të një partie politike, i cili në këtë rast nuk përfaqëson institucione publike, por përfaqëson vullnetin politik të votuesve të Vetëvendosjes.”, ka shpjeguar ai.

Gjithashtu, Ahmeti tregon se a përmban kjo letër presion apo gjuhë kërcënuese ndaj Gjykatës Speciale.

“Mbi frymën e këtij konteksti është krejt normale, përderisa letra në fjalë nuk përmban një gjuhë kërcënimi, shantazhi apo presioni. Gjykoj se letra e zotit Kurti është brenda kornizës normale dhe nuk përmban asnjë element të dhunës psikologjike, e cila si e tillë do të ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në institucionet  e drejtësisë e në këtë rast në institucionin e Gjykatës speciale. Por, njëkohësisht është demokratike që kundërshtarët politike të përdorin gjuhën politike për ta kundërshtuar një gjë të tillë, edhe duke i dhanë konotacione të ndryshme, e të cilat më shumë janë në frymën politike” ka potencuar Ahmeti për “Bota sot”.

Burjani: Nuk është dashur Kurti t’i shkruaj letër Speciales

I pyetur nga “Bota sot”, a e dëmton një letër e tillë Selimin, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo nuk varet nga letrat.

Image
Blerim Burjani

Më tej, ai ka thënë se letra të tilla nuk i shkruhen Gjykatave.

“Kjo nuk varet prej letrave, e as prej Kurtit, gjykatave nuk u shkruhet letër të kësaj natyre ose iu shkruan kot”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Burjani ka thënë se me letra të tilla sikur ajo e Kurtit nuk arrihet asgjë.

“Kjo çështje varet nga shumë rrethana dhe varet në fund  nga një verdikt për mbrojte në liri, pra kjo çështje nuk është politike me i`u drejtu me letra politike dhe se me këtë nuk arrihet gjë. Kjo temë prej kur është marr në dhomat speciale trajtohet si rast dhe për këtë ka rregulla dhe procedura”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Nuk dëmtohet Rexha

Ndërkaq, njohësi tjetër i çështjeve juridike, Islam Krasniqi, mendon se letra e Kurtit drejtuar Guillou nuk e dëmton Selimin.

Image
Islam Krasniqi

“Letra e liderit të VV-së  Kurti dërguar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou për mes të cilës ka kërkuara që Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të lirohet me kusht nuk e ka dëmtuar asgjë Selimi, as procesin që po zhvillohet ndaj ti, pasi që klasa politike jo vetëm për kolegët e tyre por edhe për qytetarët me të thjeshtë duhet të interesohet pavarësisht asaj që thonë politika duart larg nga drejtësia”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi është shprehur se të akuzuarit do të duhet që të mbrohen në liri.

“Të gjithë duhet të kërkojnë që të mbrohen në liri çlirimtaret, e jo të qëndrojnë në qeli vetëm për shkak të akuzave të ndërtuara në Serbi apo dikund tjetër. Duke u fshehur pas parimin politike larg duart nga drejtësia jemi pajtuar edhe me padrejtësitë që të tjerët na imponuan duke na vrarë lirinë me padrejtësitë e tyre”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Ndryshe, më 26 tetor 2020 ishte konfirmuar aktakuza ndaj Selimit, kurse u arrestua me 11 tetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat