Kush do ta zëvendësojë Hashim Thaçin – ja skenari i zgjedhjes së Presidentit

Politika

Kush do ta zëvendësojë Hashim Thaçin – ja skenari i zgjedhjes së Presidentit

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Presidenca e Kosovës

Tash e sa muaj partitë nuk po arrijnë të gjejnë një konsensus për postin e Presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar se nuk ka interes për këtë post, mirëpo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe nga Partia Demokratike e Kosovës̈ (PDK) po insistojnë dhe nuk po lëshojnë pe në këtë çështje.

Kështu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka hequr dorë nga posti për president dhe pothuajse, çdo ditë po deklarohen deputetë dhe anëtarë të AAK-së për kandidimin e Ramush Haradinaj për President të Kosovës.

Mirëpo se a mund të ketë ndonjë mundësi tjetër për të zgjedhur presidentin e ri, përveç zgjedhjeve e kanë komentuar edhe disa njohës të çështjeve politike.

Haradinaj xhoker për postin e Presidentit

Lidhur me këtë profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kandidaturën për pesidenc e kanë bërë të paqartë inatet e liderëve të partive politike, sa që ende nuk dihet se cili do të jetë ai që do ta zëvendësoj postin e ish-kryetarit Hashim Thaçin.

Image
Sulejman Mehazi

Ai thotë se përveç kandidaturës së AAK-së, Ramush Haradinajt, asnjë parti tjetër nuk i ka zbuluar emrat e kandidatëve për president, sidomos heshtja e LDK-së, për t’iu kundërvë Haradinaj, gjë që sipas tij, mund të jetë e qëllimshme e Isa Mustafë dhe Haradinaj për të shmangur zgjedhjet parlamentare.

“Inatet e liderëve të partive politike aq e kanë ngarkuar, e kanë bërë të paqartë kandidaturën e presidentit të Kosovës sa që s'dihet ende se cili do jetë ai që do zëvendësojë postin e ish-kryetarit të akuzuar të Kosovës, Hashim Thaçin. Jemi duke dëgjuar do propozime emrash nga njohës të çështjeve politike, analistë e opinionistë, po asgjë konkrete nga partitë politike që vendosin kryetarin e shtetit me anë të deputetëve në parlament. Brenda partive politike përveç kandidaturës së AAK-së, Ramush Haradinajt, asnjëra prej partive tjera nuk kanë zbuluar emrat e kandidatëve për president, sidomos heshtja e partisë së LDK-së që koalicionon në qeveri me AAK-në na detyron të mendojmë se pse ende Isa Mustafa nuk ka nxjerrë kandidatin e LDK-së për president për t'iu kundërvë Haradinajt? Mos është kjo lojë e qëllimshme e Isa Mustafës e Ramush Haradinajt për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që me pa durim i pret Albin Kurti”, tha ai.

Tutje ka theksuar nëse, LDK-ja nuk nxjerr kandidatin e saj për president ateherë Haradinaj do bëhet xhokeri politikë se a do ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare apo jo.

Sipas tij, për të mos u reazliu kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të reja,LDK-ja, AAK-ja dhe PDK-ja do të lidhen bashkë për president.

“Loja e fshehtë politike e AAK-së dhe e LDK-së do zbulohet që në ditët e para të janarit, nëse, LDK-ja nuk nxjerr kandidatin e saj për president ateherë Haradinaj do bëhet xhokeri politikë se a do ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare apo jo. Haradinaj duke e ditur rejtingun e lartë të Albin Kurtit kërcënon Isa Mustafën, se, nëse ai nuk bëhet president do ketë zgjedhje të reja parlamentare. Kërcnimi politik koalicionues i Haradinajt do t'i detyrojë që partitë qeveritare për t'iu shmangur zgjedhjeve të jashtëzakonshme të votojnë për Haradinaj president. Pra, LDK-ja, AAK-ja e PDK-ja e tollovitur do lidhen bashkë për president të Kosovës vetëm që mos të realizohet kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të reja parlamentare”, përfundoi Mehazi.

Presidenti i krizave politike

Image
Skënder Mulliqi

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, ka thënë se që nga zgjedhjet e para e deri më tani, zgjedhja për president ka qenë e shoqëruar me kriza institucionale dhe pazare politike.

“Historiku i presidentëve të Kosovës nuk është shumë për lavdata. Që nga zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001 e deri më tani, Kosova ka pasur katër presidentë. Zgjedhja e tyre është shoqëruar me kriza institucionale dhe pazare të shumta politike, kurse për përfundimin e mandatit të dy prej tyre është ‘përkujdesur’ Gjykata Kushtetuese. Variantet për zgjedhjen e presidentit duke i eleminuar zgjedhjet, kërkojnë koncensus të partive polotike, kur dihet së procedura e votimit për të parin e shtetit kërkon mbi 80 vota. Pa arritjen e ndonjë marrveshje politike të pozitës dhe opozitës nuk ka mundësi të vijmë deri të zgjedhja e problemit të presidentit. Aq më të veshtirë po bënë situatën lidhur më këtë temë pa shkuar në zgjedhje të reja, përqarjet që kan ndodhur mbrenda koalicionit qeverisës”, tha ai.

Më tej ka shtuar se AAK-ja që një kohë ka shprehur dëshirën për këtë post, duke e propozuar Ramush Haradinajn, ndërsa LDK-ja nuk është deklaruar shumë se është për këtë pozitë, vetëm nëse bëhet zgjerimi i koalicionit me PDK-në.

“AAK -ja moti ka shprehur dëshirën për këtë post duke propozuar liderin e saj, Ramush Haradinaj, LDK-ja nuk është deklaruar shumë se është për këtë pozitë, vetëm nëse bëhet zgjerimi i koalicionit me PDK -në, të cilës nga taborri i këtij subjekti politik edhe mendohet se i takon, në kuadër të matematikave dhe pazareve të ndryshme politike, të cilat janë treguar shumë të dëmshme për Kosovën.Edhe kryeminstri i Kosovës Avdullah Hoti edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa edhe liderët e partive tjera politike, janë të dakordimit se nese nuk ka arrihet ndonjë ujdi politike, lidhur më postin e presidentit, vendi duhet të përgatitët për zgjedhje të reja. Unë nuk shoh ndonjë mundësi që të zgjedhet presidneti i Kosovës në menyrë fatlume, pa shkuar në zgjedhje, kur dihet së më qfarë problemesh të mëdha politike, ekonomike e institucionale po përballemi, dhe tash edhe pandemia vrastare”, thai.

Ai tutje ka theksuar se Kosova ka nevojë që shumica shqiptare në pushtet, të mos varet nga Lista Serbe e të dirixhuar nga Beogradi.

Sipas tij, si president mund të mos jenë nga partitë politike, por ndonjë personalitet unifikues që nuk e kemi pasur që nga vdekja e presidentit, Ibrahim Rugova.

“Kjo qeveri është e pakicës në parlament, dhe nuk po ka mundësi të ligjvënies së duhur, dhe as mundësi të zgjedhjeve të problemeve të grumbulluara. Kosovës i duhet shumica shqiptare në pushtet, që nuk varet nga Lista Serbe e dirixhuar nga Beogradi. Vëtem kurr arrihet kjo, edhe më lehtë mund të zgjedhet edhe puna e presidentit të Kosovës .Presidenti ka mundësi të mos jetë nga partitë politike, por të jetë ndonjë përsonalitet vertëtë unifikues që nuk e kishim shumë që nga vdekja e presidentit, Ibrahim Rugova. Me dakordimin e të gjithëve dhe më ndryshime kushtetuese, presidenti mund të zgjedhet direkt më votën e popullit”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat