Vjosa Osmani  “zhveshi” Edi Ramën nga fasada

Politika

Vjosa Osmani  “zhveshi” Edi Ramën nga fasada

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Faton Mehmeti shpjeguar në një mënyrë interesante injorimin e kryeministri shqiptar, Edi Ramës ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit Vjosa Osmanit, me mos prezencën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kur të vjen motra në konak vëllai e ka obligim me i bë respektin, natyrisht nëse është vëlla i mirë, nëse është vëlla i keq edhe motrën nuk e respekton. Kështu pak a shumë mund të përshkruhet injorimi që Edi Rama i bëri Vjosa Osmanit, vetëm pse kjo e fundit adresoj shqetësimet e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për minishengenin  dhe tentativave për ndarje”, ka thënë ai.

Më tej, Mehmeti shprehet se me fjalimin Osmanit në Kuvend e ka “zhveshur” Edi Ramën nga fasada.

“Në përgjithësi vizita e presidentes Osmani në Tiranë mund të quhet  e suksesshme, ngase ajo ngriti ato shqetësime që i ka çdo qytetarë si dhe e " zhveshi"  Edi Ramën nga fasada. Shumë qytetarë të Shqipërisë nga zonja Osmani mëson edhe më shumë nga ajo që dinin, se Edi Rama është në treshen me Vuçiqin dhe Thaçin kundër interesave kombëtarë. Edi Rama nuk përballon ata që i thonë të vërtetën, ai është mësuar nga servilët që i ka rrotull, e Vjosa nuk është e tillë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat