“Vjosa Osmani ka çmontuar idenë e Ramës për Minishengenin ballkanik”

Politika

“Vjosa Osmani ka çmontuar idenë e Ramës për Minishengenin ballkanik”

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:18
Edi Rama, Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar qasjen e politikes shqiptare ndaj Kosovës.

“Edhe pse ka ra sistemi komunist në Shqipëri  dhe në Kosovë, nuk u hoq e gjithë  nomenklatura që  ju solli shumë dëme shqiptarëve historikisht. Për fat të keq  nga regjimet e kaluara  u trashëgua shumë  edhe pse kemi kaluar në kapitalizmin liberal. Komunistet e rijnë enverist  në Shqipëri ,dhe mutacioni enveristo- titist në Kosovë, duket së pas shumë decenieve të sundimit po ju vjen ngadalë fundi. Gjeneratat e reja  po kanë vështirësi të mëdha për të ardhur në pushtet  nga klasat e korruptuara”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai i ka komentuar reagimet ndaj vizitës së Osmanit në Shqipëri, si dhe  për fjalimin e saj të mbajtur në Kuvendin shqiptar.

“Në Kosovë ka filluar ngadalë  çmontimi i këtyre borxheve të politikës dhe të biznesit. Njëra ndër reformatorët që po vjen në shprehje është U.d Vjosa Osmani, një grua e përgatitur profesionalisht, por edhe politikisht. Ajo ishte për një vizitë treditore  të suksesshme në Shqipëri, e cila vizitë ngjalli reagime të ndryshme. Mediat e instrumentalizuara nga pushteti në Shqipëri, dhe në Kosovë, lëshuan zëra qierrës, zëra në stilin e propagandës gebelsiane. Është hera e parë pas luftës që po na paraqitët në skenën  politike, një femër e fuqishme, në përballje më gardën e vjetër në pushtet. Fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë, i Vjosës u cilësua nga shumë kush si historik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Mulliqi ka përmendur një fakt të mundshëm se pse Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend.

“Nuk u pritë nga kryeministri Rama që është jashtë çdo logjike dhe protokolleve për vizitat e tilla. Vjosa deklarojë së as nuk e ka vërejtur mos pranin e tij, në sallë gjë që fletë se ajo nuk ka shkuar në vizitë për Ramën dhe as për persona të caktuar të politikës, por ka shkuar të vëllazëritë dhe motrat, për një unitet i cili që shumë kohë po i mungon politikës shqiptare. Vjosa më vizitën e saj por edhe më parë ka çmontuar idenë e Ramës për minishengenin ballkanik , që nuk është në dobi të shqiptarëve, dhe nga ky kënd duhet shikuar edhe mos praninë e Ramës atë ditë në Kuvend”, ka potencuar Mulliqi.

Ai kritikoi ashpër kryeministrin Rama për mos prezencën e tij, duke theksuar se Osmani theu klishenë e politikave të mbrapshta në Shqipëri.

“Kryeministri shqiptar më mos prezencën e tij, tregoi së është një person që vaun për pushtet absolut dhe i cili kërkon  nga të gjithë dëgjueshmëri, e asgjë më tepër. Nuk është menduar se kemi shqiptarë  me bindje komuniste, por ja që koha e tregoi se po. Kjo logjikë retrograde është duke ju shkaktuar dëme të mëdha  dy shteteve shqiptare në Ballkan, kur bota po hapëron vrullshëm përpara. Vjosa në Tiranë tregoi së është e ardhmja e politikës në Kosovë. Ajo theu klishenë e politikave të mbrapshta  në Shqipëri e Kosovë, që janë duke na shkaktuar dëme  të mëdha, dhe janë duke iu nxi jetën shqiptarëve”, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat