Kjo është pengesa e Vjosa Osmanit

Politika

Kjo është pengesa e Vjosa Osmanit

Nga: A.Z Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Vjosa Osmanit

Këshilltari i U.D së presidentes, Faton Peci, ditën e djeshme ka deklaruar se 33 anëtarë të LDK-së, në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit. Me që rast ditë më parë i'u kanë bashkuar edhe pesë asamblistë të LDK-së në Komunën e Ferizajt.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se gjendja me kriza politike, ka irrituar shumicën qytetare në këtë kastë politike e cila nuk punojë mirë për shtetndërtimin dhe mirëqenien. Në këtë rast duhet shikuar orientimin e njerëzve të ri në politikë siç është zonja Osmani, e cila nuk u pajtua me praktikat e vjetra të udhëheqjes.

“Gjendja permanente me kriza politike, ekonomike -sociale dhe institucionale, ka irrituar shumicën qytetare në këtë kastë politike, e cila nuk punojë mirë për shtetndërtim dhe mirëqenie. Në këtë kontest duhet shikuar edhe orientimin e tyre në njerëz të ri në politikë, siç është edhe zonja Osmani. Pas largimit nga të gjitha pozitat e larta të LDK-së dhe pas rrëzimit të Qeverisë së mirë Kurti, nuk u pajtua me praktikat e vjetra të udhëheqjes me partinë e Isa Mustafës me kompani, dhe nuk u pajtua me gardën e vjetër të politikës e cila që krejt pas luftën, nuk e drejtuan mirë shtetin e Kosovës”, tha ai.

Tutje ka theksuar se formimi i Listës Qytetare, ka ndikuar që elektorati rugovian i LDK-së ta preferojnë Vjosa Osmanin për zgjedhjet e radhës. Ai thotë se interesimi për t’iu bashkangjitur Osmanit është i madh, kështu që do t’i bashkëngjitën edhe shumë anëtarë të tjerë.

“Formimi i Listës Qytetare nga ana e Vjosa Osmanit, duket së ka ndikuar që edhe elektorati rugovian i LDK-së dhe të pa përcaktuarit deri më tash, ta preferojnë atë për zgjedhjet e radhës nacionale të këtij fund muaji. Është krejt logjike që njerëzit të kërkojnë mbështetje diku. Prandaj, edhe interesimi për t’iu bashkangjitur zonjës Osmani, duket së është i madh. Shumë anëtarë të degës të LDK-së të Mitrovicës ju bashkëngjitën edhe zyrtarisht, dhe ka paralajmërime së edhe shumë të tjerë do ti bashkëngjitën. Meqenëse koha e zgjedhjeve është tepër e ngushtë, kjo është pengesa e organizimit shumë më të fuqishëm, të Vjosës në këtë drejtim”, tha ai.

Më tej ka thënë se Listë do t’i bashkëngjitën edhe pas zgjedhjeve nacionale, me që rast në Listë janë duke u inkuadruar edhe njerëz eminentë të politikës, të fushës mediatike dhe çdo profili tjetër.

Sipas Mulliqit, me një qeverisje të re, proceset demokratike, ligjore dhe ekonomike do të rezultonin me hapjen e vendeve të reja të punës për gjeneratën e re, që deri më tani shume iu ka mbyllur perspektiva.

“Por, pavarësisht nga kjo, Listës do t’i bashkëngjiten edhe pas zgjedhjeve nacionale, shumë njerëz si mundësi e vetme që Kosova më shpejtë të dalë nga krizat ku është katandisur. Në Listë janë duke u inkuadruar edhe njerëz eminentë të politikës, të fushës mediatike dhe çdo profili tjetër, për të dhënë kontributin e tyre profesional. Me një qeverisje të re, proceset demokratike, ligjore dhe ekonomike do të rezultonin me hapjen e vendeve të reja të punës për gjeneratën e re, të cilës deri më tash, shumë ju ka mbyllur perspektiva. Edhe Vjosa Osmani i takon kësaj gjenerate dhe sigurisht së edhe i kupton më mirë hallet dhe preukopimet e saja”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat