Serbët ndërrojnë qëndrim: Mbështetje e fuqishme e qytetarëve për hyrje në BE dhe dialogut me Kosovën

Politika

Serbët ndërrojnë qëndrim: Mbështetje e fuqishme e qytetarëve për hyrje në BE dhe dialogut me Kosovën

Nga: D.G. Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Flamuri i Serbisë dhe flamuj të BE-së

Më shumë se gjysma e të anketuarve - 52 përqind, në sondazhin e dhjetorit të agjencisë Ninamedia, do të votonin për bashkimin në BE-në dhe 33.4 përqind do të ishin kundër nëse referendumi mbi anëtarësimin e Serbisë në BE do të organizohej sot, njoftoi shërbimi i informacionit Media EU.

Mbështetja për integrimin në BE është veçanërisht është e fortë në mesin e të rinjve të moshës 18 deri në 29 vjeç, nga të cilët 60.3 përqind do të votonin në favor të anëtarësimit në BE, ndërsa vetëm 23.1 përqind do të votonin kundër.

Standardi më i mirë ekonomik, pagat dhe pensionet më të larta, mundësi punësimi, përfitime të udhëtimit pa viza janë disa nga asociacionet e para në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga Ninamedia për Delegacionin e BE-së në Serbi.

Vetëm 36.8 përqind e qytetarëve serbë besojnë se pranimi në BE do të ndodhë para vitit 2030, ndërsa 32.9 përqind besojnë se do të ndodhë pas vitit 2031 dhe 22.9 përqind se nuk do të ndodhë kurrë. Gjithashtu, 43% besojnë se BE-ja e dëshiron Serbinë si anëtare, ndërsa 46% mendojnë të kundërtën.

Disa qytetarë besojnë se situata do të përmirësohet kur Serbia të bashkohet me BE-në në të gjitha çështjet e testuara, nga prodhimi bujqësor te mbrojtja e mjedisit, pagat, administrata publike, sundimi i ligjit, arsimi dhe lufta kundër korrupsionit. Janë më pak ata që mendojnë se gjërat do të qëndrojnë të njëjtat ose se situata do të përkeqësohet.

Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, vlerësoi se prosperiteti ekonomik, pagat më të larta, mbrojtja sociale, mbrojtja e mjedisit, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë vlerat themelore dhe qëllimet e BE-së dhe ato që qytetarët serbë njohin në BE.

" 0203shtë pozitive që këto janë aspiratat që Serbia si vend i ndan. Edhe BE-ja, edhe Serbia e kanë vendosur pranimin e Serbisë në BE si një përparësi dhe të dhënat tregojnë qartë se kjo përkon me vullnetin e popullatës serbe, veçanërisht midis të rinjve," tha Fabrizi.

Sondazhi tregoi gjithashtu mbështetje të lartë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës, me 57 përqind që thanë se ata mbështesin kryesisht ose plotësisht dialogun dhe 35 përqind kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat