“Grua e hekurt dhe e pathyeshme”, Blakaj ka disa fjalë për ata që po e ofendojnë Vjosa Osmanin

Politika

“Grua e hekurt dhe e pathyeshme”, Blakaj ka disa fjalë për ata që po e ofendojnë Vjosa Osmanin

Nga: G.B Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:22
Vjosa Osmani

 

Nuk janë të rralla fyerjet dhe ofendimet që i janë bërë u.d së presidentit, Vjosa Osmani.

Një deklaratë e Agim Veliut ndaj saj u komentua shumë ditë më parë.

Ndërsa tani, lideri i AAK-së, që është pretendent për postin e kreut të shtetit, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të dobët Osmanin.

Image
Sami Blakaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Osmani është politikane e rrallë, një patriote dhe intelektuale, një grua e hekurt dhe e pathyeshme.

“Vjosa Osmani është një politikane e rrallë që tejkalon përmasat partiake. Ajo është një patriote, intelektuale dhe mbi të gjitha një grua e hekurt dhe e pathyeshme ndaj çdo situate apo fortune politike”, është shprehur ai.

Sipas Blakajt, duke qenë e tillë me mbështetje të madhe nga populli, Haradinaj është frikësuar dhe ka bërë kritika të tilla dhe ofendime.

“Duke qenë e tillë, zonja Osmani sot gëzon një simpati dhe mbështetje të madhe gjithë popullore, duke u bërë kështu gruaja më e votuar në Kosovë. Ky realitet politik siç duket i ka frikësuar dukshëm kundërshtarët politikë të cilët në vend të gjuhës së argumentit, po lëshohen me kritika dhe ofendime të ulëta ndaj u.d. e presidentit të Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Ai shton se fatkeqësisht, kjo formë e diskursit publik është shndërruar në kulturë dhe normalitet dhe po e degradon të ardhmen politike në vend.

“Kjo formë e diskursit publik fatkeqësisht është shndërruar në „kulturë“ apo „normalitet“ të politikbërjes kosovare dhe kësisoj po e degradon të ardhmen politike të vendit tonë”, ka deklaruar Sami Blakaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat