Juristi vjen me një propozim për votuesit e mërgatës, e vë në dyshim sigurinë e votave

Politika

Juristi vjen me një propozim për votuesit e mërgatës, e vë në dyshim sigurinë e votave

Nga: M.H Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e verifikimit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve. Për këtë proces janë hapur 25 linja telefonike.

Në lidhje me sigurinë e votave të mërgatës “Bota sot”, ka biseduar me njohësin e çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendin.

Kelmendi thotë që në aspektin juridik votat si brenda ashtu edhe të mërgatës janë të sigurta dhe juridikisht të drejta por mënyra e përcaktimit të votuesëve në botën e jashtme dhe të mëgatës.

Image
Muhamet Kelmendi

Përcaktimi aktual nuk siguron një votim të të gjithë mërgatës dhe se më e drejta do të ishte ndërtimi i qendrave të votimit nëpër ambasadat dhe konsulltat e Kosovës.

“Në aspektin juridik, votat si brenda vendit të qytetarëve, ashtu edhe jashtë të mërgatës, janë të sigurta dhe juridikishte të drejta. Çështja qëndron te mënyra e përcaktimit të votuesëve në botën e jashtme dhe të vetë votave të mërgatës! Përcaktimi aktual nuk siguron një votim të të gjithë mërgatës dhe asnjë votim të drejtë të saj. Vota do të ishte e drejtë vetëm me ndërtimin e qendrave të votimit nëpër ambasdat dhe konsullatat e Kosovë”, u shpreh Kelmendi.

Në fund, juristi thotë që vetëm nëse qytetarët nga jashtë vinë të votojnë në Kosovë atëhere do të jenë taman të sigurta sepse votat me shkrim dhe me postë janë të vështira për t’u kontrolluar.

Megjithatë, është mirë votimi i mërgatës dhe të shpresojmë se do të jenë vota të rregullta, thekson Kelmendi.

“Se si do të votohet tash është e vështirë të konstatohet votimi i drejtë. Vetëm ata që do të vinë në Kosovë do të kene votat më të sigurta. Votat me shkrim nëpërmjet votimit me poste është një çështje shumë e vështirë për të kontrolluar. Posta nuk funksionon si duhet në Kosovë dhe ka mundësi të ndryshme intervenimi deri te futja e shumë votimëve me shkrim pa votuar. Megjithatë, është mirë votimi i mërgatës dhe të shpresojmë se do të jenë vota të rregullta”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat