Muhamet Kelmendi: Po rrezikohet vota e diasporës shqiptare

Politika

Muhamet Kelmendi: Po rrezikohet vota e diasporës shqiptare

Nga: A.Z Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:29
Muhamet Kelmendi

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka thënë se të gjitha partitë kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje, po i kryeson KQZ-ja.

Madje, Hoxha akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po përpiqet ta ndalojë votën e mërgatës.

"Ata janë të gjithë bashkë dhe i kryeson KQZ-ja. Do të përpiqen të ndalojnë kandidimet e listës së Vetëvendosjes, do të përpiqen të ndalojnë votat e mërgatës", tha ai.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi, ka thënë se bashkëpunimi me ndonjë parti është shumë e papërcaktueshme dhe e vështirë të përfundohet me një konstatim të tillë.

Ai thotë se deri më tash nuk ka ndonjë rast që KQZ-ja ka bashkëpunuar me ndonjë parti politike, ndërsa sipas tij, vota e diasporës është shumë e rrezikuar nga mënyra e verifikimit të mërgimtarëve.

“Çështja e mbajtjes së anës të ndonjë partie politike apo të bashkëpunimit me ndonjë parti është shumë e papërcaktueshme dhe shumë vështirë të përfundohet me një konstatim të tillë. Ka raste sa të duash ku KZ-të bashkëpunojnë me partitë politike. Deri më tash në Kosovë nuk kemi ndonjë fakt të hapur të natyrës së tillë. Ndërsa, vota e diasporës është shumë e rrezikuar nga mënyra e verifikimit të mërgimtarëve dhe të votimit të tyre”, tha ai.

Tutje ka shtuar se verifikimi përmes telefonit është i vështirë për tu realizuar, KQZ-ja është dashur që në ambasadat e Kosovë nëpër botë të organizoj votimin si në Kosovë.

Kështu që sipas tij, e vetmja mënyrë për mos keqpërdorimin e votës është votimi i mërgimtarëve në vend.

“Verifikimi me telefon është shumë i parregullt dhe jashtëzakonisht i vështirë për t’u realizuar. KQZ-ja është dashur që nëpër ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në botë të organizojë votimin si në Kosovë. Tash kemi votimin e tillë me poste pas verifikimit. Ky votim bartë rreziqe të keqpërdorimit të votës së mërgimtarëve. E vetmja mënyrë është votimi i mërgimtarëve në vend. E kjo kushton shumë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat