“Koalicione befasuese”/ Vjen paralajmërimi - Me këtë parti hyn në koalicion Vetëvendosje

Politika

“Koalicione befasuese”/ Vjen paralajmërimi - Me këtë parti hyn në koalicion Vetëvendosje

Nga: P.R Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:22
Albin Kurti

Në zgjedhjet e kaluara ishin dy aleatët kryesorë, ku pas 6 tetorit, nënshkrimin e koalicionit e quajtën si ‘koalicion i shpresës’.

Por ‘koalicioni i shpresës’ mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike nuk zgjati shumë, duke bërë që vendin e Albin Kurtit si kryeministër, ta marr Avdullah Hoti i LDK-së.

Njëjtë si Kurti, ashtu edhe Hoti nuk qeverisi gjatë. Gjykata Kushtetuese e shpalli antiligjore votën pro të deputetit Ethem Arifi, i cili ishte i dënuar.

E tash kur po afrohen zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje dhe LDK , nga aleatë janë shndërruar në dy kundërshtarë të egër me njëri tjetrin.

Por çfarë mund të ndodhë pas 14 shkurtit, a mund të kemi përsëri një koalicion Vetëvendosje-LDK?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti Skënder Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Zogaj thotë se Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit, por që do t’i duhet një partner në koalicion.

“Vetëvendosja po shihet favorite absolute, mirëpo nuk besoj se do të mund të arrijë kuota tē jashtë logjikshme për kuptimin demokratik të shqiptarëve të Kosovës, të cilët pavarësisht nga pakënaqësitë e mëdha që i kanë, nuk dalin përtej kornizës së normalitetit që, për inati të resë me kërku vdekjen e djalit! Prandaj, Vetëvendosja nuk mund të ketë numrat që të qeverisë e vetme dhe, kjo nënkupton se i duhet të koalicion me ndonjërën nga partitë që ia ofrojnë mundësinë më të mirë për ta krijuar qeverinë!”, thotë Zogaj për “Bota sot”.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Cila do të jetë kjo parti, varet nga rezultati zgjedhor por padyshim dhe vullneti i fituesit, ose "zoret" që mund t'i dalin! Kështu që në raste të këtilla, edhe maca e miu lidhin miqësi! Kjo, nënkupton se, pavarësisht nga armiqësia shumë e madhe, praktika ka treguar se, mund të arrihen pajtime të mëdha! LDK-ja është ekzemplari partiak krijimit të im koalicioneve më të pamundshme dhe befasuese, duke u bashkuar më kundërshtarët e saj më ekstrem, siç PDK-ja dhe VV! Prandaj, nëse do të krijohej situatë cenuese për shtetin, nuk do të ishte befasi që përsëri të ndodhte koalicioni pas zgjedhor ndërmjet VV-LDK!”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat