Specialja e forcon imazhin e UÇK-së

Politika

Specialja e forcon imazhin e UÇK-së

Nga: A.M. Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:58
Ilustrim

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumturije Bytyqi Hasani, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur për shkuarjen në Hagë të Kadri Veselit dhe të Hashim Thaçit.

E pyetur nga “Bota sot” se a ka ndikuar arrestimi i Veselit në udhëheqjen e PDK-së, ajo është përgjigjur duke thënë se mungesa e tij është kthyer në forcë.

“Mungesën e Kryetarit Veseli PDK e ka kthyer në forcë. Ai dhe Presidenti Thaçi janë motivi më i madh i mobilizimit të elektoratit tonë”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Po ashtu, Bytyqi Hasani ka potencuar se imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta humbë Gjykata Speciale.

“Jo vetëm Specialja, por nuk ka forcë dhe autoritet që mund të rishkruaj historinë tonë. Historia jonë tashmë është shkruar dhe dëshmon luftën e pastër të UÇK-së për liri. Epilogu i procesit gjyqësor në Speciale vetëm sa do ta forcojë këtë të vërtetë të patjetërsueshme”, ka deklaruar Bytyqi Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat