Kandidati për deputet i VV-së ka një porosi për të gjithë ata që thonë se e fusin në xhep Kurtin

Politika

Kandidati për deputet i VV-së ka një porosi për të gjithë ata që thonë se e fusin në xhep Kurtin

Nga: G.B Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është lejuar të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

E derisa nga populli ka mbështetje të madhe, pasi mori numër të madh të votave në zgjedhjet e kaluara, politikanët e partive tjera vazhdimisht e kritikojnë atë.

Madje, ka pasur deklarata se atë e fusin në xhep.

E për të gjitha kritikat e deklaratat kundër tij, për gazetën "Bota sot" ka folur kandidati për deputet nga VV, Hysamedin Feraj.

Ai ka thënë se ato janë të rreme, derisa ka veçuar deklaratën se “Albini po e polarizon politikën në Kosovë”, për çka thotë se është pohim i rremë, pasi Albini nuk është pol por është qendra, rreth të cilit bashkohet politikja.

"Janë shumë, dhe të rreme. Prandaj po veçoj një sa për ilustrim: “Albini po e polarizon politikën në Kosovë”. Është pohim i rremë. Albini nuk është pol. Albini është qendër rreth së cilës bashkohet politikja. Polet janë skajet e së njëjtës fushe, ndërsa Albini dhe të tjerët, ata që e akuzojnë dhe që gabimisht i quajmë politikanë, u takojnë fushave të ndryshme: Albini politikes, ata tregtares, Albini publikes, ata privates, Albini shoqërores, ata fisnores, Albini tërësisë ata krahinës, Albini idesë universale ata llogarisë personale. Pra s’i takojnë së njëjtës fushe", është shprehur ai.

Feraj ka thënë se metafora e pëlqyer e Mustafës, Hoxhajt e të tjerëve është xhepi, pasi janë aq të dhënë pas xhepit dhe besojnë se edhe qytetarët i kanë futur në xhep.

"Prandaj metafora e parapëlqyer e tyre është xhepi: xhepi i Isa Mustafës, xhepi i Enver Hoxhajt, xhepat e të gjithëve, aq të thellë sa kanë zënë brenda tyre fabrikat dhe gjithë burimet e zhvillimit të vendit, dhe madje vetë mundësitë e së ardhmes sonë. Aq janë të dhënë pas xhepit sa besojnë se vetë popullin dhe qytetarët i kanë futur tashmë në xhep. Sigurisht arroganca e tillë e tyre është e pritshme të mos durohet e të ndëshkohet nga populli dhe qytetarët me 14 shkurt. Pa qenë pole, Albini dhe ata përbëjnë kundërti. Veçoria e kundërtive është prirja e mohimit reciprok. Ata duan të mohojnë LVV-në, dhe kjo po ashtu është mohim i privilegjeve të tyre, i pushtetit dhe të keqes që kanë shkaktuar me zotërimin e tij si mjet sundimi e pasurimi", ka deklaruar Hysamedin Feraj në një intervistë për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat