Profesori paralajmëron “Shtabin e Rognerit”: Do të arrestoheni sikurse kryeministrat e vendeve të Ballkanit

Politika

Profesori paralajmëron “Shtabin e Rognerit”: Do të arrestoheni sikurse kryeministrat e vendeve të Ballkanit

Nga: N.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një rrugëtim i ri për Kosovën, po vlerësohet data e 14 shkurtit, dita që u mbajtën zgjedhjet në Kosovë, ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Ky rrugëtim është drejt ardhmërisë për Republikën dhe qytetarët e Kosovës.

Kështu po vlerëson profesor Binak Maxharraj, i cili shton se, gjithë pushtetin ia dhanë votuesit duke e votuar LVV dhe listën e Vjosa Osmanit të cilët edhe do të mund të qeverisin të vetëm apo me ndonjë subjekt minor.

“Më këtë datë Kosova e shkëputi njëherë e mirë fatin e sajë nga një përudhë e zymtë, e errët ku shtetin e kishin kapur tmerrësisht keq të korruptuarit, komandantet të cilët në emër të luftës e katandisën keq shtetin duke e vjedhë, plaçkitë me lidhjet e politikës me krimin e organizuar, por edhe i ndërprenë këmbët kushtëzimeve të Listës Srpska e cila ishte “kancer” për çdo qeveri me kushtëzimet e sajë në dobi të Beogradit. Fitorja e madhe brilante e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e fundit është një ogur i mirë se Kosova ka rënë në duar të sigurta, në duar të njerëzve të pakorruptuar të cilët do të punojnë dhe angazhohen për shtet e jo për pushtet, të angazhohen për ndryshime qenësore në zhvillimin e vendit e sidomos të angazhohen në luftën kundër korrupsionit, ç’kapjën e shtetit nga mafitë e politikanëve te fuqishëm. Është detyrë imediate e tyre që këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progresi, te krijoj projekte, plane dhe programe për kahjet zhvillimore, ekonomi dhe punësim ne rritje, angazhim në reforma të mëdha ligjore që për qellim do te kenë shpartallimin e korrupsionit dhe ç’kapjen e shtetit nga të korruptuarit”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, siç dihet korrupsioni është një plagë e pashërueshme deri më tani në Kosovë.

“Në tërësi ka minuar qëllimshëm lufta kundër tij, sepse është e pamundur që korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohet me të korruptuarit. Korrupsioni si fenomen ekonomiko-shoqëror në Kosovë ika rrënjët shumë thellë. Korrupsioni ka nisë që nga lufta kur nga shefat e shtabit të Rognerit u keqpërdorën shuma të mëdha parash nga fondi 3% dhe fondi Vendlindja thërret, fonde këto të dedikuar luftës, por të cilat mbi 80% përfunduan jo për nevojat e luftës por ne xhepat e komandanteve të korruptuar që nuk u interesonte aq shumë lufta sa përfitimet e tyre në emër të luftës. Por, gjithsesi korrupsioni mori hove pas luftës kur po të njëjtit komandant në emër të luftës e rrëmbyen me dhunë pushtetin. Ishte karakteristikë sidomos ajo periudha e Qeverisë së përkohshme të Hashim Thaçit fill pas luftës kur këta komandant rrëmbyen dhe uzurpuan çdo gjë si, dyqane, pompa benzine, banesa, toka, etj në emër të luftës ku gati në çdo rrugë mund të vëreheshin tiketa të ngjitura nëpër dyer e mure “mos e prek UÇK””, thekson profesori.

Ai shton se, përvetësimi i pasurisë se Kosovës i akumuluar më decenie me radhë filloj gjatë gjithë periudhës së pasçlirimit e sidomos keqpërdorimet më të mëdha u bënë përmes të ashtuquajtur privatizim të pasurisë shtetërore, ku çdo shitej nga fabrikat e deri te gjilpëra, me çmime pothuajse falas. “Kështu korrupsioni u bë pjesë e pandashme e Kosovës ku në një anë komandantet e vjedhin pasurin shtetërore, kurse nga ana tjetër shtresat e mëdha të popullsisë varfëroheshin, detyroheshin të ikin nga vendi për një siç thuhet kore buke, e shumë do prej tyre edhe bënin vetëvrasje nga vështirësitë për mbijetesë, në mesin e tyre kishte edhe shumë luftëtarë të lirisë të cilëve u kishte humbur shpresa për jetesë. Në saje të krejt kësaj, pra, erdhi deri te pasurimi i një shtrese të përbërë kryesisht nga komandantet e luftës te cilët për një kohë te shkurtët u bënë edhe milioner. Këtë e arritën krejt kollaj sepse nuk zbatohej ligji, sistemi i drejtësisë ishte i kapur dhe krejtësisht nën kontrollin e tyre, me prokuror dhe gjykatës të korruptuar. Kështu vazhdoi pathuase gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ku Kosova mbeti si dele e zezë ne rajon me korrupsionin më të madh. Korrupsioni, krimi i organizuar lulëzuan aq shumë sa qe u bë edhe pengës për zhvillimet e mëtejme të Kosovës”, shton ai.

Sipas tij, korrupsioni ishte edhe pengesë e madhe edhe në integrimet euroatlantike ku Kosova kritikohej për çdo vit nga raportet e progresit të Departamentit të shtetit në SHBA dhe në BE çka u bë edhe pengesa kryesore për liberalizimin e vizave sot e kësaj dite.

“E rrejtën popullin se liberalizimi i vizave do vië por si kusht është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Hupi Çakorri si në bisht te sorrës e liberalizim të vizave nuk ka, sepse për liberalizimin e vizave ishte kusht jo Çakorri por luftimi i korrupsionit për të cilën pushtetarët tanë të korruptuar as që flitej. Bile, shkuan aq larg, sidomos së fundit në qeverinë Hoti kur mori vendim për shuarjen e Task Forcës, e cila sapo kishte nisë të ndërmerr diçka në këtë drejtim dhe posa filluan sharra u hasi ne gozhdë kur hasën ne ndonjë peshk të madh. Dhe kështu korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë mbeti “Thembër e Akilit” u lidhë nyje qe askush nuk donte ta zgjidhë sepse aty përbrenda secili komandante e gjente vetën dhe nuk lejonin tu del faqja e zezë. Por, vetëm pas 21 vitesh pas luftës derisa korrupsioni dhe krimi i organizuar kishin marr përmasa të pa përballueshme erdhën zgjedhjet e parakohshme në të cilat populli i Kosovës doli ne votime, votoi fuqishëm për ndryshime qenësore sistemore, e sidomos kërkonte luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar prapa së cilave qëndronin komandantet e korruptuar, por edhe të tjerë”, pohon Maxharraj.

Profesori shton se, qeveria e re në krye me Albinin dhe Vjosën nuk ka alternative tjetër.

“Ajo duhet me vendosmëri ti qaset luftës kundër kapjes së shtetit nga të korruptuarit. Është detyrë imediate e tyre që këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progresi, të krijoj projekte, plane dhe programe për kahjet zhvillimore, ekonomi dhe punësim në rritje, angazhim në reforma të mëdha ligjore që për qellim do të kenë shpartallimin e korrupsionit dhe ç’kapjën e shtetit nga te korruptuarit. Së pari eshët e nevojshme që urgjentisht sa për fillim ta kthej Task Forcën të cilën nën presionin e segmenteve të korruptuar u hiq. Sa më parë të nisë hartimin e ligjeve anti-korrupsion ku lejohet edhe konfiskimi i pasurisë së tyre të paligjshme. Shpejt dhe në përpimëni të fillon zbatimi i vettingut me ç’rast do te pastrohet drejtësia nga njerëzit e dëgjueshëm dhe të korruptuar nga politika si kusht për ti hyr luftës së pakompromis në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar të cilët i kanë rrënjët bukur thellë. Por megjithatë me një qëndrim dhe vendosmëri edhe institucionale do të ia dalin ta zhvillojnë një luftë të pakomprimis më kapësit e shtetit, me të korruptuarit, hajnat dhe plaçkitësit e shtetit, anipse nuk do të kenë lehtë, por do të ia dalin, sepse ky është një premtim dhënë votuesve për ndryshime të mëdha dhe se nuk do ta lejojnë vetën të dështojnë në këtë drejtim”, thotë profesori.

Sipas tij, në këtë luftë të pakompromis kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar qeveria duhet të kërkojë ndihmë dhe përkrahje nga Amerika dhe BE, duke krijuar toge antikorrupsion, ashtu siç SHBA po veprojnë në Shqipëri ku së shpejti atje do të ketë arrestime të mëdha të “peshqve të mëdhenj”.

“Edhe në Kosovë do të këtë arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’ të korruptuar të cilët duhet të japin llogari para drejtësisë, ashtu siç ka ndodhë edhe në rajon, kur bie fjala për korrupsion janë arrestuar dhe dënuar edhe kryeministrat si Sanader në Kroaci dhe Grujevski në Maqedoninë e Veriut. Edhe në Kosovë nuk guxon askush të jetë imun ndaj korrupsionit, të gjithë të korruptuarit në krimin e organizuar duhet por do të arrestohen te dalin para drejtësisë dhe për fajet e tyre të burgosën por edhe të ju konfiskohet e tërë pasuria e fituar jashtëligjshme. Kjo është një detyrë imediate e kësaj qeverie, këtë edhe do ta bëjë kjo qeveri sepse nuk ka alternative tjetër, anipse lufta me të korruptuarit është një luftë e zorshme por do të ia dalin”, përfundon Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat