Dosjet e UNMIK-ut/ Mehmeti jep emrin: Ky është ish deputeti që përmendet, por...

Politika

Dosjet e UNMIK-ut/ Mehmeti jep emrin: Ky është ish deputeti që përmendet, por...

Nga: P.R Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Mediumi i Baton Haxhiut publikuar dosjet e UNMIK-ut, ku jepen detaje tronditëse për vrasjen e Ekrem Rexhes i njohur si Komandant Drini, Xhemail Mustafës, si dhe plagosjen e Fetah Rudit, i cili tash ë 20 vite ka mbetur në karrocë nga atentati i 15 dhjetorit të vitit 2000. E kjo dosje është publikuar edhe nga shumë media në Kosovë, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Në bazë të këtyre dosjeve, organizatori i vrasjes së Drinit, Mustafës dhe plagosjes së Fetah Rudit është i njëjtë.

Poashtu, edhe autorët dhe armët të cilat u përdorën janë të njëjta. Sipas këtyre dosjeve, organizatorët dhe autorët e vrasjes së Drinit, Mustafës dhe plagosjes së Fetah Rudit ishin anëtarë të TMK-së, Policisë së Kosovës, si dhe përmendet një ish deputet.

E lidhur me publikimin e dosjeve të UNMIK-ut, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti. Ai thotë se është skandaloze se si UNMIK-u ka ditur për këto vrasje, por nuk ka vepruar.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk dihet sa i besuar është ky dokument, marr parasysh se është publikuar nga media e Batonit. Gjithsesi e vërteta është se këto vrasje janë kryer nga shqiptarët, do jetë skandaloze nëse UNMIK ka ditur për këto dhe nuk ka vepruar”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, këtë dosje e ka edhe Gjykata Speciale.

“Besoj se këtë Dosje e ka edhe Gjykata Speciale e cila mbi bazën e dëshmitarëve do të zbardh vrasjet e pasluftës”.

Por kush është deputeti që përmendet në dosjet e UNMIK-ut?

“Përflitet se është Rexhep Selimi, por këtë s’mund ta themi me siguri derisa nuk publikohet emri i tij nga Gjykata Speciale”, thekson Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti thotë se viti 2021, do të jetë vit i zbardhjes së vrasjeve politike.

“Unë besoj se Gjykata Speciale do i zbardh këto raste. Viti 2021 do të jetë fillimi i zbardhjeve të pasluftës, me familjarët e tyre që meritojnë të shohin vrasësit dhe urdhërdhënësit teksa marrin dënimin e merituar”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat